E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas Vlorës, panik edhe në Durrës, katër të plagosur me armë zjarri. Sërish sherri për një femër

vrasje_304065177(E PERDITESUAR)- Pas Vlorës është radha e një tjetër qyteti turistik që të përfshihet nga paniku.

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët.

Krimi ka ndodhur në zonën e stacionit të trenit.

Pas konfliktit verbal, sherri ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të forta dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë, duke plagosur 3 persona.

Të plagosurit janë: Ashim Hallulli, Ilia Plaku, Bujar Luku dhe H.Lama.

Policia ka identifikuar autorin e katër plagosjeve të kryera mbrëmë në një lokal në Durrës.

Autori është Agim Shurdha, 30 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, të shtënat kanë ardhur për shkak të një femre.

Të plagosurit kanë qenë klientë të rastësishëm në lokal dhe janë jashtë rrezikut për jetën./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›