E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pas antimafias, tani PS kunder ansiskafit"

Partia Demokratike, permes zyrtarit te saj, Genti Strazimiri, kritikoi dje ashper kundershtimin nga ana e opozites te ligjit per moratoriumin. "Pas kundershtimit te ligjit anti-mafia, nje ligj percaktues per heqjen e vizave per shqiptaret, "ekipi Shpresa" i Partise se Punes, Xhelil Gjoni i ri, Sul Bushati i ri, Hamdi Beqja i ri, Hamit Shamku i ri me ne krye lakuriqin Edvin Kristaq Ramen, dolen sot haptazi kunder moratoriumit te skafeve, bllokimit te industrise se mafies qe ka mbjellur krim dhe vdekje per vite te tera ne ujerat e Adriatikut dhe Jonit", deklaroi Strazimiri. Deputeti demokrat tha se socialistet kercenuan se do bllokojne ligjin ne Gjykate Kushtetuese, duke faktuar se jo levizja e lire e shqiptareve por mbrojtja e mafies dhe interesave te saj eshte detyrimi kryesor i pinjolleve te bllokut dhe punisteve te rinj ne krye te Partise Socialiste. "Partia Demokratike i deklaron "ekipit Shpresa" te Partise se Punes, se ka ikur njehere e pergjithmone koha kur nen moton e punisteve te '90 "jetojme dhe punojme si ne rrethim" ata e shnderruan Shqiperine ne skafo - republike", vijoi me tej zyrtari i selise blu. Sipas tij, nuk do te kete force ne bote qe te mbroje industrine e krimit te mafies qe ata kryesojne, duke penguar bashkepunimin e Shqiperise me agjencite partnere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›