E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Gati te zbukurojme Tiranen, bashke me FRPD-ne

Deputeti i Partise Demokratike, Gerti Bogdani, vleresoi se Tirana eshte i vetmi qytet dhe kryeqytet i Evropes qe nuk eshte zbukuruar dhe nuk ka pemen e Vitit te Ri. "Eshte i vetmi kryeqytet, ku qytetaret duhet te vuajne pasojat e skizofrenise se kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edvin Kristaq Rama, dhe te grupit te bllokmeneve te rinj, te cilet ne vend qe te zbukurojne qytetin, zgjedhin ta ndotin ate me qeset me plehra", tha Bogdani. Por eshte e kuptueshme, sipas tij, pasi nga nje person i tille nuk mund te presesh te krijoje atmosfere festash per femijet dhe qytetaret e Tiranes. "Si deputet i Tiranes dhe kryetar i Forumit Rinor, i themi Kryetarit te Bashkise se ne do ta zbukurojme qytetin dhe do te vendosim pemen e Vitit te ri ne qender te Tiranes", u shpreh zyrtari lart demokrat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›