Peka: Pse shtyhet ligji "antiskaf"
Zevendesministri i Brendshem, Avenir Peka, shpjegoi dje ne nje interviste te dhene per televizionin kombetar "Klan" arsyet e shtyrjes se afatit si dhe domosdoshmerine e miratimit te ligjit per moratoriumin e skafeve edhe per 3 vite te tjera, ne prag te liberalizimit te vizave. Ky ligj eshte cilesuar si nje nga masat me efikase ne parandalimin e trafiqeve dhe trafiqeve te paligjshme te kufirit. Nderkohe qe pritet te jape efektet e veta edhe per tre vitet e ardhshme. Per zyrtarin e larte te Ministrise se Brendshme, dy jane objektivat madhore te Shqiperise, e para eshte integrimi dhe liberalizimi i vizave dhe e dyta, siguria njerezore. Sipas tij, moratoriumi i skafeve lidhet direkt me parandalimin e krimit dhe trafiqeve te paligjshme. "Objektivi i Qeverise eshte qe te beje te mundur levizjen e lire te shqiptareve ne Evrope, ne menyre te ligjshme duke luftuar te paligjshmen. Qeveria ka marre edhe masa te tjera per ruajtjen e kufirit detar sic eshte edhe ngritja se fundmi e qendres operacionale detare nderinstitucionale", beri te ditur Peka. Per sa i perket turizmit, ai vlereson se moratoriumi ka pasur nje impakt pozitiv, duke pasur parasysh shifrat ne rritje te numerimit te turisteve. Per te, pretendimi i ngritur se mund te ndikoje kunder turizmit, nuk eshte nje pretendim qe qendron. Kjo pasi, sipas tij, eksperienca e tre viteve te fundit ne Shqiperi tregon se numri i turisteve nga 2005 deri ne 2009, nga 300 mije qe ka qene, eshte ngritur ne rreth 3 milione. "Pra eshte 10-fishuar numri i turisteve, nderkohe qe moratoriumi ka qene ne fuqi. Kjo tregon se moratoriumi nuk ka asnje efekt paresor apo dytesor ndaj turizmit ne Shqiperi", vleresoi zyrtari i larte i Qeverise Berisha. Moratoriumi i skafeve u miratua nga qeveria 3 vite me pare nga mazhoranca aktuale. Gjate viteve te zbatimit te tij, trafiqet ilegale dhe kryesisht te lendeve narkotike, te qenieve njerezore, pesuan nje renie thelbesore, duke bere qe ky moratorium te kthehej ne nje kontribut kryesor per eliminimin e plote te trafiqeve ne hapesiren detare te vendit. Krahas kesaj, ne parandalimin e trafiqeve ilegale, qeveria shqiptare, ka aplikuar sisteme te mbrojtjes kufitare tokesore. Sisteme te cilat permbajne te dhenat per te gjitha levizjet ne kufij, si edhe per personat me probleme me ligjin. Gjate mbledhjes se Keshillit te Ministrave, pak dite me pare, Qeveria miratoi vendimin per zgjatjen me tre vjet te afatit te moratoriumit per mjetet motorike lundruese te Republikes se Shqiperise. Ne fjalen e mbajtur gjate mbledhjes, Kryeministri Berisha theksoi se ky vendim eshte deshmi e vullnetit te hekurt te kesaj mazhorance, per t'i dhene pergjigjen me te mire mafies dhe per te parandaluar krimin Duke theksuar se tashme shqiptaret po shkojne drejt levizjes se lire dhe heqjes se vizave, Kryeministri u shpreh se ujerat shqiptare do te jene te pastra prej ketyre mjeteve te perdorura per qellime kriminale.