E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidrocentrali i Zhurit Shqiperia nuk do Kosova po



Qeveria e Kosoves tashme ka hapur ofertat per kompanite qe jane te interesuara per tu bere pjese ne ndertimin e Hidrocentralit te Zhurit ne jug te Kosoves kapaciteti i te cilit parashihet te jete 300 megavat. Me hapjen e ofertave qeveria e Kosoves duket te jete e vendosur qe ta ndertoje kete HEC afer kufirit me Shqiperine pavaresisht dilemave qe ka shteti shqiptar per ndikimet negative qe mund te kete Hidrocentrali i Zhurit ne rrjedhen e ujerave nderkufitare.

Kukes Na mbaruat ujin
Me te zellshmit ishin autoritetet lokale te qarkut te Kukesit ne Shqiperi te cilat dite me pare i kane adresuar qeverise se Kosoves shqetesimin e tyre per projektin e ndertimit te Hidrocentralit te Zhurit. Ato thone se Hidrocentrali i Zhurit ne territorin e Kosoves do te demtonte projekte te ngjashme brenda territorit te Shqiperise per shkak se do te devijonte rrjedhen e lumit Brod ne Kosove dhe do te linte pa ujin e nevojshem lumin Luma ne Kukes. Per tu dhene pergjigje ketyre dilemave javen e ardhshme do te zhvillohet nje takim ndermjet eksperteve kosovare dhe atyre te Shqiperise. Ministrja kosovare e Energjise dhe Minierave Justina Pula thote se pala kosovare me ndertimin e HEC-it te Zhurit po shfrytezon nje marreveshje te shtetit shqiptar dhe ish- Jugosllavise. Ekziston nje marreveshje e vitit 1962 ndermjet Shqiperise dhe ish-Jugosllavise. Shqiperia eshte duke e shfrytezuar nje pjese te asaj marreveshjeje me Hidrocentralin e Fierzes ndersa pala kosovare ende nuk e ka shfrytezuar ate te drejte te cilen ia garanton ajo pra ndertimin e nje hidrocentrali edhe ne pjesen kosovare. Megjithate ne i kemi parasysh te gjitha direktivat qe mund te dalin qofte nga bisedimet me palen shqiptare qofte nga konventat nderkombetare per shfrytezimin e ujerave- thote ministrja Justina Pula.

Ekspertet Projekti i shtrenjte
Mirepo ekspertet e projekteve energjetike shprehen skeptik ne efektshmerine e HEC-it te Zhurit. Ethem Ceku nenkryetar i komisionit parlamentar per energjine thote se ky projekt eshte shume i shtrenjte. Te gjitha analizat dhe studimet qe jane bere rreth Hidrocentralit te Zhurit konsistojne se ky projekt ka nje pike te prodhimit te energjise mjaft minimale per shkak te mungeses se ujit dhe kapaciteteve te nevojshme per te aktivizuar turbinat per gjenerimin e energjise elektrike. Prandaj projekti ka nje seri pikepyetjesh se a eshte financiarisht ekonomikisht i qendrueshem apo jo- thote Ethem Ceku. Zoti Ceku thote se Kosova ka te drejte ta shfrytezoje pjesen e saj ne marreveshjen e vitit 1962 ndermjet Shqiperise dhe ish-Jugosllavise per shfrytezimin e ujerave nderkufitare por e verteta sipas tij eshte se Kosova eshte e vonuar. Jane me qindra familje dhe objekte banimi qe ka ne ate zone dhe nga studimet e fundit lene shume pikepyetje se a ia vlen te ndertohet ky HEC. Nuk eshte vetem problemi me Shqiperine por edhe tek ndryshimi ne infrastrukturen e akumulimit te ujerave ne zonen ku parashihet te ndertohet HEC-i- thote Ethem Ceku.

Kosova ka ndaluar ndertimet
Gjate muajit qershor qeveria e Kosoves ne bashkepunim me komunat qe mund te perfshije Hidrocentrali i Zhurit moren vendim qe te ndalohen ndertimet ne kete zone. Ky vendim vlen per fshatrat Brezne Buqe dhe Zym te Kosoves. HEC-i i Zhurit sipas studimeve te fizibilitetit thuhet se do te kushtoje rreth 300 milione euro. Qeveria e Kosoves nuk mund te jete financuese ne tere kete projekt por eshte ne kerkim te kompanive qe do ta ndertojne hidrocentralin dhe ai te jepet me koncesion. Sipas te dhenave nga qeveria e Kosoves deri tani jane 33 kompani me te cilat ata jane ne kontakt dhe disa prej tyre mund te jene serioze ne oferta per ndertimin e HEC-it te Zhurit. Investitoret e interesuar jane nga SHBA-ja Bullgaria Sllovenia Kroacia e Turqia.

14 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›