Ministrat, dekretet për 48 orë
Presidentit Bamir Topi i janë dashur vetëm 48 orë për të hedhur firmën mbi propozimet e kryeministrit Berisha, lidhur me ndryshimet e fundit në Qeveri.
ADI SHKEMBI
Ndryshe nga sa pritej për një zgjatje të dekreteve deri ditën e fundit të afatit kushtetues, kreu i shtetit dje në drekë i ka hapur rrugë riformatimit të Qeverisë, duke dekretuar ministrat e rinj.
Dekretet
Zyra e shtypit e presidentit Topi bëri të ditur dje në mesditë se, kreu i shtetit ka nxjerrë dekretet për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të kabinetit "Berisha". Fillimisht presidenti Topi ka dekretuar shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokrate të Re, Genc Pollo, nga posti i ministrit të Arsimit dhe emërimin e tij në postin e zv/kryeministrit. "Në mbështetje të neneve 93 dhe 98, pika 1, të Kushtetutës, me propozim të kryeministrit Sali Berisha, dekretoj zotin Genc Pollo, shkarkohet nga detyra e ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Në mbështetje të neneve 93 dhe 98, pika 1, të Kushtetutës, me propozim të kryeministrit Sali Berisha, dekretoj zotin Genc Pollo, emërohet zëvendëskryeministër. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë", citohet në dekretet e kreut të shtetit. Në rendin numerik të dekreteve, më pas presidenti ka dekretuar emërimin e Fatos Bejës në postin e ministrit të Arsimit. "Në mbështetje të neneve 93 dhe 98, pika 1, të Kushtetutës, me propozim të kryeministrit Sali Berisha, zoti Fatos Beja, emërohet ministër i Arsimit dhe Shkencës. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë", theksohet në dekretin nr. 5820. Në këtë mënyrë Fatos Beja do të lërë postin e nënkryetarit të Kuvendit dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve për të nisur një detyrë të re në kabinetin qeveritar. Gjithashtu të njëjtin fat ka pasur edhe ministri i Shëndetësisë në detyrë, Nard Ndoka. Kreu i PDK-së është njëri prej mbështetësve të presidentit Topi dhe është renditur në krah të tij lidhur me ndryshimet kushtetuese në prill të këtij viti. "Në mbështetje të neneve 93 dhe 98, pika 1, të Kushtetutës, me propozim të kryeministrit Sali Berisha, dekretoj zotin Nard Ndoka, shkarkohet nga detyra e ministrit të Shëndetësisë. Në mbështetje të neneve 93 dhe 98, pika 1, të Kushtetutës, me propozim të kryeministrit Sali Berisha, zonja Anila Godo, emërohet ministër i Shëndetësisë. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë", vijohet më tej në dy dekretet 5821 e 5822 të nxjerrë nga presidenti Topi. Megjithëse pritej që kreu i shtetit të shfrytëzonte deri në limit 7 ditët, që i jepte Kushtetuta për të shqyrtuar kandidatët për ministra, që i kishte paraqitur kryeministri Berisha, nuk është menduar gjatë duke lënë të kalojnë jo më shumë se dy ditë për të nxjerrë dekretet për ndryshimet në Qeveri. Kryeministri Berisha vendosi të rishikojë kabinetin qeveritar pas ultimatumeve të vazhdueshme të Partisë Republikane për t'u përfshirë në Qeveri, katër muaj pasi ish- ministri i Mbrojtjes dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kishte dhënë dorëheqjen nga posti, që mbante pas tragjedisë së Gërdecit. Në të njëjtën kohë, falë këtyre ndryshimeve në Qeveri demokratët kanë marrë për vete njërën prej ministrive më të rëndësishme, me një buxhet të madh dhe me numër të madh punonjësish, tani vetëm një vit para zgjedhjeve të përgjithshme. Ministria e Arsimit, e cila në këto tre vite drejtohej nga demokratët e rinj, duke shkaktuar disa herë pakënaqësi në radhët e demokratëve, tani do të drejtohet pikërisht nga partia më e madhe e koalicionit të djathtë.