E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas dhunes se 21 janarit Rama frenon turmen

Kryetari i PS-se Edi Rama faktoi dje para shqiptareve se demonstrata e dhunshme e 21 janarit mund te ishte shmangur. Me demonstraten homazh te zhvilluar ne bulevardin Deshmoret e Kombit shefi i opozites shqiptare u tregoi qytetareve te ketij vendi se ai e ka nen kontroll ate qe ai e quan popull opozitar i njejti popull qe vetem 7 dite me pare u versul ndaj forcave te rendit dhe institucioneve demokratike te Shqiperise ne menyre mjaft te dhunshme.

Nje jave me pare dhunoi institucionet e shtetit dje u rikthye ne vendin e krimit por kete here duke frenuar dhunuesit e 21 janarit. Demonstrata e zhvilluar dje ne bulevardin Deshmoret e Kombit ndryshe nga ajo e nje jave me pare u mbyll pa incidente dhe ne menyre teresisht paqesore. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama faktoi para shqiptareve se demonstrata e dhunshme e 21 janarit mund te ishte shmangur. Me demonstraten homazh te zhvilluar ne bulevardin Deshmoret e Kombit shefi i opozites shqiptare u tregoi qytetareve te ketij vendi se ai e ka nen kontroll ate qe ai e quan popull opozitar i njejti popull qe vetem 7 dite me pare u versul ndaj forcave te rendit dhe institucioneve demokratike te Shqiperise ne menyre mjaft te dhunshme. Dje populli i thirrur nga opozita nuk e tejkaloi opoziten qe thirri popullin ne demonstrate me 21 janar. Ne asnje moment te demonstrates homazh nuk u krijua kurrfare lidhje analogjike me demonstraten e te premtes se kaluar ne te cilen mbizoteroi dhuna dhe konfrontimi fizik. 28 janari nuk kishte absolutisht te njejtin menyre organizimi me ate te nje jave me pare. Diten e djeshme pothuajse te gjithe deputetet socialiste madje dhe vete kreu i selise roze Edi Rama ishin ne krye te demonstrates ishin ata qe e dirigjuan te tere veprimtarine e saj duke arritur keshtu ne nje demonstrate paqesore dhe aspak te dhunshme. Menyra e organizmit forma dhe permbajtja e tere demonstrates se djeshme nuk krijoi dhune dhe terror ne shesh. Ne te kundert ne te mbizoteroi heshtja fryma paqesore dhe lulet. Ndryshimi shprehej qarte. Demonstrata e 21 janarit nuk pati te njejtin organizim dhe te njejten pjesemarrje nga ana e perfaqesuesve te opozites duke menduar se ishin pikerisht ata organizuesit e saj. Momentet e dhunes konfrontimit policor nuk u parandaluan aspak nga opozitaret ndryshe nga dje ku e gjithe opozita me ne krye Edi Ramen e drejtonte vete demonstraten. Pse ky ndryshim Natyrisht nuk mund te hedhim teza per te cilat faktet nuk jane te mjaftueshme por ajo qe ia vlen me te vertete per tu theksuar eshte se skema e ndertimit organizimit te protestuesve drejtimit te tyre ne demonstraten e 21 janarit ishte teresisht e ndryshme me ate nje dite me pare. Por nje rol te rendesishem ne frymen paqesore te demonstrates se djeshme luajti edhe faktori nderkombetar. Ne te gjitha takimet paraprake me kreun e socialisteve ambasadoret e vendeve te BE-se dhe vecanerisht ai i SHBA-ve i kerkuan Rames anulimin e demonstrates ose kerkesen me te pakte ate qe kishte te bente me sigurimin se organizimi i saj do te ishte paqesor. Me demonstraten homazh opozita tregoi se ajo ka nen frere ate qe e quan populli i saj. Tregoi se ajo mund ta kishte kontrolluar edhe me 21 janar popullin qe ftoi dhe solli vete para Kryeministrise. Tregoi se populli i thirrur e tejkalon dhe i qendron pas opozites sipas thirrjeve qe i drejtohen. Opozita tregoi gjithashtu se mund te braktise ose te qendroje dhe te drejtoje ata qe fton ne demonstrata. Thirrjet e 20 janarit nuk ishin ato te 27 janarit. Me kete demonstrate opozita faktoi gjithashtu se ajo protestat e saj i ka edhe per shqiptaret edhe per te huajt. Ajo e 21 janarit i drejtohej Shqiperise dhe shqiptareve. Kjo e 28 janarit u drejtohej te huajve ndonese per nderrimin e qeverive votojne vetem qytetaret e ketij vendi.

Demonstrata homazh mungoi bashkeshortja e Rames

Ne demonstraten homazh te zhvilluar dje nga opozita qe pavaresisht thirrjeve te nderkombetareve per anulimin e saj kryetari socialist Edi Rama nuk i pranoi ato u vu re mungesa e bashkeshortes se tij Linda Rama. Kryesocialisti i cili ishte ne krye te kortezhit te pare se bashku me familjaret e viktimave ishte i shoqeruar vetem nga disa pjesetare te opozites dhe nga kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci por jo nga e shoqja e tij. Nuk dihen ende arsyet e kesaj mungese te bashkeshortes se kreut socialist. Ne nje demonstrate te tille ku kreu i selise roze theksoi fort thirrjen e tij per te gjithe qytetaret shqiptare perfshire te gjitha nenat dhe grate shqiptare mungesa e Linda Rames u ndie dhe njekohesisht krijoi habi tek pjesemarresit. Demonstrata e djeshme e opozites ndryshe nga ajo e te premtes se kaluar nuk kaloi ne dhune apo konfrontime me policine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›