E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha- Paglion Presidenti dhe Kryeprokurorja u vendosen ne krah te demonstrates

Kryeministri Berisha

Tirane 29 janar 2011 NOA- Kryeministri Berisha priti ne nje takim diten e sotme me perfaqesuesin e komunitetit te Sant8217Egidios Imzot Vincenzio Paglion.

Gjate takimit Kryemionistri i beri nje paraqitje te situates se krijuar si pasoje e protestave te dhunshme dhe perpjekjeve per permbysjen e institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike.

Kryeministri u shpreh se ne 21 janar kreu i opozites organizoi nje proteste te dhunshme duke i vendosur ultimatum kryetarit te qeverise se nese nuk do te pranonte ultimatumin e tij do te kalonte mbi kufoma.

Kryeministri theksoi se per pese ore me radhe jo me shume se 200 deri ne 300 bandite trafikante e kriminela rrethuan institucionin e Keshillit te Ministrave me qellim permbysjen me dhune te qeverise legjitime.

Kryeministri u shpreh se ne kete perpjekje zhvillimet e mevonshme treguan qarte se jane te perfshire dhe drejtuesit e 2 8211 3 institucioneve te tjera te vendit.

Kryeministri e njohu imzot Paglion se Prokurorja e Pergjithshme leshoi pa asnje hetim urdher arrestet per te gjithe komanden drejtuese te Gardes se Republikes perfshire komandantet me te larte te saj nderkohe qe nuk ka nisur ende hetimet per dhunim te rendit kushtetues duke mashtruar shqiptaret se nuk ka marre padi per dhunim te rendit kushtetues ne nje kohe kur Policia e Shtetit e kishte derguar kete padi dy dite me pare. Prokurorja e Pergjithshme vazhdoi misionin e saj te paralizes se sistemit te akuzes per hetimin e pucisteve duke shkelur marreveshjen e bere me faktore shume te rendesishem nderkombetare duke deshmuar ne kete menyre se pucistet shpresojne akoma ne projektin e marrjes se pushtetit me dhune u shpreh Kryeministri.

Kryeministri theksoi gjithashtu se Presidenti i Republikes sic fakton deklarata e tij e dates 21 janar nuk arriti te shohe pese ore dhune dhe sulm per te permbysur qeverine legjitime te vendit.

Duke shprehur vleresimin se SHBA kane sjelle eksperte shume te mire qe do te ndihmojne Prokurorine ne hetimin e ceshtjes shprehu besimin se kjo ekspertize do te garantoje hetim profesional e te paanshem. Kryeministri Berisha e njohu imzot Paglion se nje komision hetimor parlamentar eshte ngritur dhe do te beje transparencen per shqiptaret mbi cdo gje qe ka ndodhur.

Duke e garantuar se situata eshte krejtesisht nen kontroll kryeministri theksoi se ai qe do te tentoje te dhunoje per here te dyte institucionet e vendit do te marre ndeshkimin maksimal ligjor qe meriton. Kryeministri garantoi se askush nuk do te mund te pengoje berjen e drejtesise mbi kete ceshtje.

Imzot Paglio shprehu keqardhjen per keto zhvillime te dhunshme duke i cilesuar ato te papranueshme si dhe vleresoi kryeministrin per te qendrimet e tij.

Duke shprehur mbeshtetjen e tij ai theksoi se ka besim te plote se rendi kushtetues i vendit eshte i forte dhe nuk do te mund te dhunohet me.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›