PDU shpërndan flamuj, pas “21 janarit”

Anëtarë të PDU-së si dhe grupi i patriotëve të rinj që funksionon pranë kësaj force politike kanë shpërndarë flamuj shqiptarë në rrugët e kryeqytetit, duke e konsideruar këtë xhest mjaft të rëndësishëm mbas situatës që kaloi vendi pas 21 janarit.
Jetmir Salaj, kordinator i grupit të patriotëve të rinj i ka bërë apel gjithë qytetarëve se çështja kombëtare duhet të jetë mbi gjithçka. Qytetarët e kanë përshëndetur këtë veprimin e madje janë ndalur për të marrë një flamur.