Pas dopjetës kundër Burghausen, Albert Bunjaku kërkon Bundesligën
Çfarë do të bënte RV Erfurt pa Albert Bunjakun (24 vjeç)? Me dopjetën ndaj Burghausen (4:1), sulmuesi kosovar, me pasaportë zvicerane, arrin kuotën e 8 golave sezonalë. Ai është shpresa e Erfurtit për t‘u ngjitur në Bundesligën 2. Sigurisht me çdo gol të shënuar e shikon veten gjithnjë e më larg RVE-së. Sipas "bild.de", së fundmi është Energie Kotbus i Ervin Skelës, që interesohet ta marrë në Bundesligë. I menjëhershëm ishte refuzimi i menaxherit Stephan Beutel. Por edhe ai e di: Pas çdo goli Bunjaku bëhet gjithnjë më i shtrenjtë për skuadrat e tjera. Dhe atëherë mund të synojë vërtet kalimin në Bundesliga. Bunjaku: "Është e qartë, që dua Bundesligën. Që nga koha kur kalova nga Shafhausen te Paderborn, ky është qëllimi im më i madh. Për fat të keq, ende nuk e kam realizuar. Për momentin jam mirë, synoj të përmirësohem akoma më shumë". Por nuk e përjashton një transferim në merkaton e dimrit.