Pas dy vjetësh, flet si opozitar

Partia e Behgjet Pacollit duket se ka vendosur përfundimisht të luajë rolin opozitës, vetëm një vit para se të mbahen zgjedhjet nacionale.
Partia që dikur e ka mbështetur shumicën e nismave të Qeverisë dhe të PDK’së, tashmë do t’i takojë së kaluarës.
Biznesmeni i shndërruar në politikan, Behgjet Pacolli jep vlerësime të zeza për Qeverinë e Hashim Thaçit, të cilën e ka votuar, pa qenë fare në koalicion qeveritar.
“Do të ishte shumë fisnike prej kësaj Qeverie që të jepte dorëheqje. E ka humbur plotësisht kredibilitetin e qytetarëve”, ka konstatuar Pacolli, në një bisedë për Express, të premten.
Ai vazhdon të kërkojë formimin e një qeverie teknike, e cila do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.
Sipas tij, kjo qeveri mund t’i shkaktojë dëme të mëdha vendit, nëse nuk shkohet menjëherë drejt zgjedhjeve parlamentare.
Por çka ndodhi që Behgjet Pacolli të pozicionet kundër Qeverisë?
Ai thotë se në kohën kur e ka mbështetur Qeverinë, ka qenë situatë krejt tjetër, kurse tash Ekzekutivi ka rënë në humnerë nga skandalet.
"Ketë Qeveri e kemi mbështetur për të ndërtuar Shtetin. Por, do t’i vë kryq kësaj Qeverie në momentin kur kjo Qeveri nuk punon për interesa të qytetarëve”, ka thënë Pacolli, në një bisedë për Express.
Për Behgjet Pacollin deklarimet e Kryeministrit Hashim Thaçi se është duke luftuar korrupsionin, janë boshe. Mirëpo, ai kërkon veprime konkrete, si nga EULEX’i, ashtu edhe nga Kryeministri.
“Kryeministri po bën shaka kur po thotë se po e lufton korrupsionin pas dhjetë vitesh. Z. Thaçi mund ta luftojë korrupsionin me vepra, e jo me fjalë. Ai ka mundur ta luftojë korrupsionin me vepra, para se EULEX’i të ndërhynte në institucionet e Shtetit”, thotë opozitari Pacolli.
Edhe për ndërhyrjen e EULEX’it në Ministrinë e Transportit, Pacolli e lë fajtor Shefin e Qeverisë.
“Kjo Qeveri nuk ka marrë asnjë hap konkret që të luftohet korrupsioni. Si Kryeministër, Thaçi është dashur të dijë se çka është duke ndodhur në institucione, e jo të vijë dikush nga Brukseli të na tregojë se në këtë ministri ka korrupsion”.
Nga Misioni i Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit, Pacolli kërkon veprime konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“EULEX’i duhet të veprojë dhe të bëjë të mundur që gjyqësia të vërtetojë dyshimet e ngritura”, thotë Pacolli.
Megjithëkëtë, Presidenti i AKR’së, përpos dorëheqjes së Qeverisë, kërkon largimin e njerëzve nga postet udhëheqëse që janë nën hetime.
“Është akt moral që çdokush që punon në institucionet publike që është duke u hetuar, të japë dorëheqje dhe të jetë në dispozicion të hetuesisë”, ka thënë Pacolli, pa prejudikuar fajësinë apo pafajësinë e zyrtarëve të hetuar.
Ai ka thënë se nuk i beson asgjë kësaj qeverisjeje dhe nuk ia ka besën që të menaxhojë me asnjë cent të qytetarëve, pa një mbikëqyrje ndërkombëtare.
“Dëmi i madh i ka ndodhë kësaj qeverie. Ky dëm duhet të riparohet jo me fjalë, por me vepra”, thotë Pacolli.
Ndryshe, Pacolli ka përsëritur se Kosova nuk duhet të hyjë në negociata me Serbinë, pa u njohur Kosova si shtet nga Beogradi.
“Ndërmjetësimi ndërkombëtar nuk ndihmon tani. Roli i ndërmjetësimit ndërkombëtar është i mirëseardhur, por jo i domosdoshëm, pasi Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht. Asnjëherë nuk duhet të lëshohet pe sa i përket pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës”, këshillon Pacolli.