No, they can’t

Eksperienca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kampionatin Botëror ka marrë fund të shtunën. Ngase, SHBA-të u mposhtën nga Gana me rezultat 2:1, pas lojës shtesë, në ndeshjen e dytë të së tetës së finales.
Në një ndeshje kryesisht të nivelizuar, ekipi afrikan arriti t’i shfrytëzojë më mirë rastet që iu dhanë, duke e siguruar kështu çerekfinalen. Gana kaloi në epërsi qysh në minutën e pestë të ndeshjes: Kevin-Prince Boateng i dribloi mjaft mirë kundërshtarët dhe me të majtën e plasoi topin në rrjetë, pas një gjuajtjeje përtokë.
Amerikanët u dukën më të vendosur në pjesën e dytë. Ata e patën një rast të shkëlqyer në minutën e dytë, por Benny Feilhaber, gjuajti jashtë porte, kur doli përballë portierit kundërshtar.
Ndërsa, në minutën e 61-të, futbollisti ganez Jonathan Mensah ndërhyn në mënyrë të palejueshme në zonë të rreptësisë ndaj Clint Dempsey, me ç’rast gjyqtari hungarez Viktor Kassai, pa u hamendur tregon në pikën e bardhë. Nga 11 metërshi, Landon Donovan ishte i saktë, 1:1.
Jozy Altidore i amerikanëve, në fund të takimit e pati një rast shumë të mirë, por nuk ia doli t’i ndryshonte shifrat. Loja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë. Ekipi i vetëm afrikan që ka kaluar fazën e grupeve, Gana, i befasoi amerikanët edhe një herë.
Vetëm tre minuta pasi filloi loja shtesë, Asamoah Gyan tregohet më i suksesshëm se mbrojtësit kundërshtarë, duke e mposhtur me një gjuajtje të saktë me të majtën portierin Howard. Ky ishte goli i tretë i futbollistit të Udineses në këtë Botëror.
Në vazhdim, amerikanët sulmuan me të gjitha forcat, por u treguan të pafuqishëm të krijonin raste shënimi. Për SHBA-të, merr fund këtu eksperienca në Botërorin 2010, kurse ganezët, që arritën rezultat historik, në çerekfinale i pret një punë mjaft e vështirë – kundër Uruguait.