Prefektë e vendorë të PD-PS: Dorëhiqemi për parlamentin
TIRANE - Pushtetarët vendorë, të cilët kandidojnë nën siglën e PD-së dhe PS-së më 23 qershor, sigurojnë se do të zbatojnë ligjin duke hequr dorë nga postet që mbajnë. I pari që e ka bërë një gjë të tillë konform ligjit është prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, i cili konfirmoi dje për “Gazeta Shqiptare” se dorëheqjen e ka bërë që më datën 6 maj. Kruja kandidon në Tiranë. “Kam dhënë dorëheqjen time nga posti i perfektit që më datën 6 maj sipas ligjit. Tashmë kam filluar fushatën si i dorëhequr nga posti që kisha”, - deklaroi Kruja. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, e cila kandidon në Tiranë, tha po dje për “GSH”, se do të zbatojë ligjin, përkatësisht nenin 63, pikën 4 të kodit zgjedhor. “Kodi zgjedhor, pikërisht neni 63, pika 4 e përcakton qartë nëse duhet ose jo të dorëhiqem nga bashkia dhe unë në këtë rast do të respektoj atë çfarë thotë ligji”, - deklaroi Tabaku.
Kreu i Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta është një nga emrat e kandidatëve për deputetë të PD-së në Qarkun e Dibrës. Në një prononcim për ‘GSH’, Keta tha se ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si drejtues vendor dhe tashmë kompetencat e tij i kanë kaluar nënkryetarit të Bashkisë së Bulqizës. “Në momentin që emri im është shpallur në listën e kandidatëve për deputet, unë kam plotësuar një procesverbal dhe kam nënshkruar dorëheqjen time nga posti i kreut të Bashkisë së Bulqizës konform ligjit. Funksionet e mia i kanë kaluar nënkryetarit Arjan Tollja”, - deklaroi Keta. Edhe kryetarja e Njësisë Bashkiake Numër 1 në kryeqytet, Lindita Nikolla, e cila kandidon në Tiranë nën siglën e PS-së ka dhënë dorëheqjen si drejtuese lokale e kësaj partie. “Në fakt duhet specifikuar, këta të zgjedhur vendorë që nuk e kanë respektuar ligjin e Kodin Zgjedhor janë pikërisht të zgjedhurit që vijnë nga maxhoranca, që janë mësuar të mos i respektojë ligjet, duke u kthyer në një model të shëmtuar të mosrespektimit të ligjit. Unë posaçërisht dhe çdo i zgjedhur vendor i PS-së, kemi respektuar procedurat, që do të thotë kemi bërë deklaratën e dorëheqjes pranë Këshillit të Njësisë Bashkiake Nr.1, për të vijuar më pas procedurat e plotësimit të deklaratës si kandidate për deputete”, - deklaroi Nikolla.
Voltana Ademi e treta në listën për deputetë e Partisë Demokratike deri dy ditë më parë ka qenë në postin e prefektes së Shkodrës. Ajo pohoi se ka dhënë dorëheqjen nga ky post për të vazhduar fushatën elektorale. Detyrën e prefektit aktualisht po e kryen sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës, Fatbardh Sheqi. Ndërkohë pritet që kryeministri Berisha të bëjë emërimin zyrtar të prefektit të ri për qarkun e Shkodrës. Sipas Kodit Zgjedhor, neni 63, pika 4 përveç kushteve të parashikuara në pikën 3, nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen pa hequr dorë më parë nga detyra: gjyqtarët, prokurorët, ushtarakët e shërbimit aktiv, punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar, përfaqësuesit diplomatikë, kryetarët e bashkive dhe të komunave, prefektët, Presidenti i Republikës e zyrtarët e lartë të administratës shtetërore të përcaktuar me ligj.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)