Pas keqmenaxhimit, CEZ nxjerr kompaninë në shitje Eglantina Nasi
Grupi cek “CEZ” nxjerr ne shitje filialin e tij ne Shqiperi, “CEZ Shperndarje”. Ky fakt eshte komunikuar publikisht prej drejtuesve te tij, permes nje njoftimi te posacem, me ane te te cilit ftohen zyrtarisht bleres potenciale, qe mund te kene interes per sistemin e shperndarjes se energjise elektrike ne vendin tone. “Grupi CEZ ka nisur nje proces per te shitur biznesin e tij shqiptar te shperndarjes, “CEZ Shperndarje”. Bleresit potenciale keshtu, mund te shprehin interesin e tyre gjate janarit dhe nje vendim per hapat e mevonshme, do te behet me pas”, citon saktesisht njoftimi ne fjale. I cili ne fakt, mberrin ne nje kohe, kur kompania ceke dhe qeveria shqiptare, gjenden mes tyre ne nje proces te perbashket negocimi per vazhdimesine apo jo te metejshem te aktivitetit ne vendin tone. Cka do te thote ne terma praktike, se “CEZ Shperndarje”-s mund t’i hiqet fare licenca per ushtrimin e tij. Dhe sic eshte bere me dije se fundmi, qeveria shqiptare ka gati skenarin, per ta rimarre vete ne dore sistemin e shperndarjes se energjise elektrike. Sic ka funksionuar ne fakt, deri ne maj te vitit 2009, kur ky sherbim me mjaft rendesi per sistemin energjetik ne vend, iu dorezua pales ceke, permes perfaqesuesve te grupit “CEZ”. Por nese ky i fundit shpall shitjen e aktivitetit te tij ne Shqiperi, kjo ka pak gjasa te ndodhe, pasi ai do te bjere ne duart e nje investitori privat, i cili do te perfitoje kesisoj te drejten e ushtrimit te tij. Pra, duke menjanuar keshtu, skenarin e rimenaxhimit te shperndarjes se energjise, nga shteti shqiptar. Nga ana tjeter, grupi cek, ben me dije edhe situaten aktuale te negociatave ne njoftimin e tij te fundit. “CEZ vazhdon negociatat me autoritetet shqiptare mbi zgjidhjen e situates”, pohohet konkretisht ne te. Duke dhene me tej edhe detajet, sesi grupi cek hyri ne tregun shqiptar, ne maj te vitit 2009, duke perfituar masen prej 76% te aksioneve te kompanise vendase te shperndarjes se energjise (kujtojme ketu, OSSH-ja), ndersa 24% te saj, i mbeten ne dore qeverise shqiptare. “Por veprimet ne Shqiperi, u komplikuan ne fillim te vitit 2012”, permendin me tej drejtuesit e grupit cek ne Prage. Duke e argumentuar kete situate, me kushtet dhe nevojen, qe lindi per shtimin e importimin e energjise elektrike, por edhe me pamundesine e rritjes se pretenduar te cmimit prej saj. Duke konkluduar ne fund, me faktin se jane ndermarre nje sere veprimesh te tjera nga Shqiperia, te cilat sipas eksperteve ceke, kane qene te paparashikueshme e madje edhe te paligjshme. Por edhe pranuar, se negociatat e shumta, deri tani te pakten, kane qene te pasuksesshme.
Grupi CEZ kerkon garancine 60 milione euro te Bankes Boterore
Sikur te mos mjaftonte nxjerrja ne shitje e biznesit, qe ka ne Shqiperi, grupi cek “CEZ” pretendon se fundmi, edhe garancine e bere nga Banka Boterore ndaj tij ne momentin e privatizimit te shperndarjes se energjise ne Shqiperi. Fjala eshte konkretisht per nje garanci prej 60 milione eurosh, qe sipermarresit ceke, negociuan me kete institucion te rendesishem financiar nderkombetar, perpara se ata te hynin ne tregun shqiptar. E kjo, si nje garanci per te mbrojtur investimet e tyre ne fushen e shperndarjes se energjise elektrike. Pretendim i cili, eshte pohuar edhe ne njoftimin e fundit te grupit cek “CEZ”, saktesisht “pas negociatave te shumta te pasuksesshme, jane ndermarre hapat e kerkimit te garancise se bere nga Banka Boterore”. Edhe me pare, drejtuesit e “CEZ”-it, e kane ngritur kete si nje pretendim, kundrejt atyre, qe ata i kane cilesuar si “detyrime te papermbushura nga pala shqiptare”.
Ramadani: Nderprerjet e energjise, “CEZ” e ka shkelur hapur kontraten
Ndersa kompania “CEZ Shperndarje”, ka patur si detyrim kontraktual furnizimin normal me energji elektrike te popullates shqiptare, duket se ajo nuk e ka permbushur ate. I ketij qendrimi eshte shprehur dje gjate nje deklarate per mediat, kreu i Entit Rregullator te Energjise, Sokol Ramadani. “Nderprerjet tregojne, se ka shkelur hapur kontraten, ndersa detyra e saj themelore eshte furnizimi me energji elektrike”, pohoi ai. Duke theksuar me tej, se kompania “CEZ” ne kete menyre, ka shkelur rregullat. Ndersa lidhur me nje raport paraprak, qe drejtuesit ceke i kane derguar ketij institucioni ditet e fundit, ai sqaroi se “CEZ eshte perpjekur vetem te shfajesohet”. “Shumica e problemeve te shfaqura, jane te aspektit menaxhues te CEZ-it. Mund te kete patur ndonje problem transformatori si fillim, por qe jane lene dhe zgjatur me tej”, shtoi me tej, kreu i ERE-se. Duke vijuar me situaten krahasimore se “ashtu sic iu pergjigjen ata klienteve me nderprerje kur nuk e paguajne energjine, ashtu edhe ata duhet t’u pergjigjeshin qytetareve per ndihme te menjehershme ne rast nderprerjesh”. Per te perfunduar me faktin se “nese muajin e pare, qe CEZ-it iu la si afat per negociatat, do niste pagesen e investimet dhe do te hiqte nderprerjet, kishte shans per kontraten, sic e ka cdo operator tjeter”.
Berisha: Asnje mungese energjie nuk ka ardhur nga qeveria
Asnje mungese e energjise elektrike, nuk ka ardhur nga qeveria, por nga menaxhimi i sistemit te shperndarjes se saj, qe nuk arriti te funksionoje sic duhej. I tille ka qene qendrimi i mbajtur dje nga Kryeministri Berisha, gjate nje komunikimi publik me mediat, mbi situaten e fundit te krijuar pas nderprerjeve kolektive te energjise. I pyetur konkretisht mbi konfliktin e lindur me kompanine “CEZ Shperndarje”, ai tha se qendrimi i qeverise shqiptare ndaj saj, ka qene qendrimi me transparent. Por ne te njejten kohe, sipas tij, e madhe ka qene edhe perpjekja per suksesin e kompanise. “Qendrime keto, te cilat kane qene te deshmuara edhe nga institucione nderkombetare. Dhe nese kemi mbrojtur qytetaret, ne jemi perpjekur, qe kjo te mos demtoje as kompanine”, perfundoi fjalen e tij Kryeministri. Duke lene te nenkuptohet qendrimin dashamires te qeverise, qe marredhenia me CEZ-in te ishte funksionale. Por qe fatkeqesisht sipas tij, nuk rezultoi te ishte e tille, pasi humbjet e energjise, jo vetem qe nuk u pakesuan, por u rriten ne menyre katastrofike.