BE: Perfundimisht zgjedhjet nuk jane kusht per statusin
Perfundimisht zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem, nuk jane nje kusht per marrjen nga Shqiperia te statusit te vendit kandidat, ne Bashkimin Evropian. Kjo u be shume e qarte dje gjate konferences per shtyp te komisionerit Stefan Fyle dhe ministres se Jashtme te Qipros, Erato Kozakou Marcoullis. "Definitivisht, kjo nuk eshte pjese e konkluzioneve dhe sigurisht nuk eshte pjese e kritereve, per marrjen e statusit te vendit kandidat. Por, padyshim zhvillimi i zgjedhjeve, do te jete mjaft i rendesishem dhe do te tregoje vullnetin e mire te shqiptareve, per te permbushur reformat e rendesishme. Por, definitivisht, kjo nuk eshte nje kusht",- deklaroi ministrja e Jashtme e Qipros. Ndersa Komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fyle, qeshi kur u pyet nese zgjedhjet e 23 qershorit jane nje kusht, qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat apo jo. Por opozita ne Shqiperi, eshte shume serioze kur artikulon, qe Bashkimi Evropian, e kushtezon marrjen e statusit te vendit kandidat me zgjedhjet e 23 qershorit. Ndaj komisioneri Fyle, ne pergjigjen e tij, nuk denjon te perserise per te disaten here nje deklarate mohuese per kete fakt. Vetem kujton me ironi se zyrtaret evropiane, u perpoqen aq shume te ishin te qarte ne rekomandimet e tyre. "Pyetja jote eshte interesante, sepse ne aktualisht, kemi nje kohe te gjate duke shqyrtuar konkluzionet dhe rekomandimet, te cilat nuk lene hapesire te gjere per interpretime te ndryshme, porse ne fakt ka shume interpretime te ndryshme", - u shpreh komisioneri Fyle. Gjithashtu, nga ana tjeter, komisioneri Stefan Fyle, u beri serish apel politikaneve shqiptare, qe te perqendrohen tek tre kushtet e mbetura, sepse sipas tij, procesi i anetaresimit, bazohet ne kredibilitet.