E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka: Statusi, bllokimi i fundit i Rames Eva Gjura

Mazhoranca ka akuzuar serish dje opoziten dhe konkretisht kryetarin e saj Edi Rama, si nje nga shkaktaret kryesore per bllokimin e statusit te vendit kandidat, duke dale kunder te ardhmes se shqiptareve dhe interesave te tyre. Keto akuza jane artikuluar dje nga deputeti i Partise Demokratike Edi Paloka, i cili gjate nje deklarate per mediat, eshte shprehur se ky eshte bllokimi i fundit qe Edi Rama dhe opozita iu ben shqiptareve. "Rama nuk mund te bllokoje natyrshmerine dhe vendi i natyrshem i shqiptareve eshte Bashkimi Evropian. Ky eshte bllokimi i fundit, qe ai po u ben shqiptareve, sepse ne 2013-en, ne fushate, i ka mbetur t'u mburret shqiptareve, sic po ben ne fakt edhe tani, vetem se eshte 2 metra i gjate dhe madje pa taka. Pasi per asgje tjeter nuk mund t'u mburret, apo t'u thote shqiptareve se ka interesa te perbashketa me ta. Prandaj, 2013-ta do te jete edhe viti kur shqiptaret do ta cojne Ramen perfundimisht, aty ku i takon", tha Paloka. Deputeti i Partise Demokratike, iu ka kujtuar te gjithe shqiptareve, se bllokimi i statusit, erdhi per faj te kesaj opozite, ndaj askush nuk ka cfare t'u thote disa komunisteve greke, te cilet ne fjalen e tyre ne Parlamentit Evropian kur po diskutohej per Shqiperine, kundershtuan me force anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Megjithese deklarata e eurodeputeteve greke, revoltojne cdo shqiptar, tha deputeti Paloka, askush nuk mund te kerkoje asgje nga komunistet greke, kur autori i vertete i bllokimit te shqiptareve, eshte nje pinjoll komunist, i bllokmeneve shqiptare. "Kryetari i ish-Partise Komuniste Shqiptare, i cili edhe ne 100-vjetorin e Pavaresise u tregoi shqiptareve se eshte kunder te ardhmes dhe interesave te tyre. Anti-shqiptar, duket si nje epitet i rende, por ne fund, gjithsecili nga ne gjykohet per veprimet e tij dhe Rama ne gjithe keto vite, nuk ka bere gje tjeter vecse ka tentuar te bllokoje te ardhmen e shqiptareve. Bllok kunder NATO-s, bllok kunder liberalizimit te vizave dhe tani per te treten here radhazi, bllok per statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian", eshte shprehur deputeti Paloka. Deputeti i mazhorances, ka theksuar faktin se, per dite me radhe shqiptaret, por edhe miqte e medhenj te shqiptareve, deri te personalitetet me te larta te diplomacise nderkombetare, i kerkuan Rames te linte menjane interesat e tij dhe te punonte per interesat e shqiptareve, duke votuar tre ligje ne Parlament, si te vetmet kushte per realizimin e nje hapi tjeter drejt integrimit, por Rama, edhe kete here, vendosi te bashkohet me komunistet greke kunder shqiptareve. Per gjithe bllokimin dhe demin moral qe opozita iu ka shkaktuar shqiptareve me mos votimin tre ligjeve, duke iu djegur keshtu per here te trete marrjen e statusit, mazhoranca theksoi se do jene shqiptaret ata, qe do ta ndeshkojne me vote ne 23 qershor, duke i treguar, se ata nuk mund te bllokojne me integrimin e Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›