E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati tjeter me 16 ekipe dhe me dy faza

Para se gara e Superiores te perfundoje, presidentet e Kategorise Superiore jane shprehur nje zeri pro ndryshimit te skemes se Kategorise Superiore. Kesisoj, Gramozi dhe Apolonia do te kene mundesi qe te luajne ne ndeshje "play- out" pas ndryshimit te skemes se kampionatit. Ideja e fundit qe qarkullon ne ambientet futbollistike, ka te bej me rikthimin e skemes se disa viteve me pare, kur kampionati luhej me 16 ekipe dhe me dy faza. Sipas kesaj formule, mund te mos bjere asnje nga klubet e ketij sezoni ne Superiore dhe do te kene mundesi per t'u ngjitur ne Superiore te kater ekipet qe kane dale ne vendet e para te Kategorise se Pare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›