Pas perplasjes Meta darkon me Priftin

Ilir Meta dhe Dritan Prifti kane darkuar dje per tre ore duke diskutuar per shkarkimin. Dy politikanet Zhvilluam nje bisede konstruktive
TIRAN - Ilir Meta dhe Dritan Prifti jane takuar mbremjen e djeshme ne nje hotel te njohur te kryeqytetit ku kane biseduar mbi ngjarjet e fundit politike.
Pas perplasjes se diteve te fundit shkarkimit te Dritan Priftit nga posti i ministrit te Ekonomise dhe akuzave te ketij te fundit ndaj eksponenteve te LSI-se mbremjen e djeshme ka ardhur edhe darka e pajtimit. Burime prane dy politikaneve kane konfirmuar mbremjen e djeshme takimin duke shtuar se kjo tregon qe mes LSI-se nuk ka percarje.
Te dy politikanet jane shprehur per gazeten se midis tyre ka pasur nje takim konstruktiv. Kryetari dhe nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim jane pare rreth ores 700 te darkes ti drejtohen restorantit te njohur ne kryeqytet. Mesohet se takimi eshte arritur te zhvillohet me ndermjetesimin e nje miku te perbashket por qe nuk i perket skenes politike shqiptare.
Ilir Meta Dritan Prifti dhe miku i tyre jane pare ti drejtohen restorantit per te qendruar per nje kohe te gjate. Pas rreth tre ore diskutimesh behet e ditur se permes ketij takimi jane shuar te gjitha mosmarreveshjet e krijuara dhe marredheniet do te vijojne te jene te qeta. Ne kete menyre bashkepunimi midis dy zyrtareve te Levizjes Socialiste per Integrim do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.
Sinjalet per nje takim midis Ilir Metes dhe Dritan Priftit jane dhene nga vete politikanet ditet e fundit. Ne deklaratat e tyre per mediat ata kane theksuar se do te takohen se bashku per te zhvilluar nje takim sqarues mbi te gjithe situaten politike dhe marredheniet e tyre.
Fillimisht ministri ne ikje i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Dritan Prifti tha se do te kerkonte nje takim me kryetarin e Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta. Une deshiroj te vazhdoj te kontribuoj ne Levizjen Socialiste per Integrim. Sigurisht ne ditet e ardhshme sot neser do ti kerkoj nje takim zotit Meta ku ne te diskutojme me njeri-tjetrin.
Ai te me thote cfare mendimi ka per te ardhmen dhe une te diskutoj se si mundet te strukturohet nje e ardhme e perbashket me tej - ka deklaruar Prifti ne daljen e tij te pare per mediat pas dhenies se vendit te LSI-se per shkarkimin e tij nga detyra e ministrit.
Edhe zevendeskryeministri Ilir Meta njeheresh kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim dha paraditen e djeshme sinjalet per nje takim me deputetin e tij.
Tani qe po flasim bashke kemi shkembyer disa komunikime. Ne e kemi lene qe te takohemi dhe une po pres me dashuri dhe mall te pashtershem eshte shprehur nga selia e Ministrise se Jashtme Ilir Meta.
Gjithcka ka nisur me nje mbledhje te Kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim nga ku vendos qe Dritan Prifti te shkarkohet nga detyra e tij si minister i Ekonomise dhe ne vend te tij te shkoje Ilir Meta qe aktualisht mban postin e ministrit te Puneve te Jashtme. Ne vend te kreut te LSI-se do te shkoje si kreu i diplomacise shqiptare Edmond Haxhinasto.
Te gjitha keto ndryshime jane mirepritur nga Kryeministri Sali Berisha dhe ai ka dorezuar propozimet konkrete ne Presidence ku edhe eshte firmosur dekreti nga Presidenti Topi. Ministrat e rinj pritet te votohen diten e sotme ne Parlament dhe me pas do te betohen ne Presidence per te filluar zyrtarisht punen ne ministrite perkatese.