E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kerkon burg te perjetshem per vrasjen e 17-vjecarit

Prokuroria e Rrethit te Vlores ka kerkuar dje, gjate nje seance ne Gjykaten e Rrethit te Vlores, burgim te perjetshem per Julian Isufin, 25-vjecarin e akuzuar per vrasjen e 17-vjecarit Kledian Lutaj. Paraditen e djeshme ka qene radha e akuzes qe te paraqiste konkluzionet ne perfundim te hetimit gjyqesor ndaj te pandehurit Isufi. Trupi gjykues ka degjuar relacionin e prokurorit te ceshtjes, Dritan Marku, i cili ka lexuar pretencen dhe ka paraqitur kerkesat e organit qe ai perfaqeson. Sipas akuzes, Julian Isufaj, ne oren 01:45 te mengjesit te 20 gushtit 2007 ka goditur ne drejtim te nje bilardoje me nje automatik tip “Kallashnikov”. Plumbat kane prekur trupin e 17-vjecarit Kledian Lutaj, i cili me pas nderroi jete ne spital, dhe kane plagosur rende Ilmi Nuraj, 42 vjec. Prokurori tha se pasi kreu vrasjen, 25-vjecari u largua nga vendngjarja dhe braktisi automjetin e tij, si dhe fshehu armen e krimit. Brenda 48 oreve, ai u prangos nga policia pa kryer kurrfare rezistence dhe pranoi autoresine e krimit. Gjithsesi, ai e ka pranuar akuzen c’ka mendohej se do te lehtesonte gjykimin e 25-vjecarit qe po perballet me akuzen e “vrasjes”, “plagosjes se rende” dhe “armembajtjes pa leje”, por duket se prokuroria ka qene e vendosur ne paraqitjen e kerkeses per te denuar Isufajn me maksimumin qe parashikon ligji, burgimin e perjetshem. Gjithsesi, do te jete gjykata ajo qe do te vleresoje kerkesat e dy paleve, ndersa mendohet se mbrojtja do te bazohet para se gjithash ne nenin perkates te Kodit Penal, qe parashikon si rrethane lehtesuese faktin qe i pandehuri pranon krimin e kryer dhe tregon pendim te thelle per veprimet e tij. Prokurori Dritan Marku kerkoi cilesimin e te pandehurit “fajtor” per te tre veprat penale, duke argumentuar per secilen prej tyre objektin e vepres penale, subjektin, anen objektive, anen subjektive si dhe duke theksuar rrezikshmerine e larte shoqerore qe paraqet vepra penale e konsumuar nga 25-vjecari. Seanca cuditerisht eshte zhvilluar me dyer te mbyllura, ndonese ligji parashikon nje veprim te tille vetem ne raste ekstreme dhe te cilesuara ne ligj. Ne seancen e ardhshme do te jete mbrojtja qe do te paraqese konkluzionet e saj e me pas trupi gjykues do te marre vendimin.

Ornela Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›