Pas shumë debatesh dhe faktesh kundër, Karzai thotë "OK" për raundin e dytë
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai më në fund ka rënë dakord që vendi të zhvillojë një raund të dytë të votës presidenciale, pas gjithë problematikës së madhe që paraqiti faza e parë e zgjedhjeve. Vendimi i Karzait erdhi pas hetimit të OKB-së, që rezultoi me një numër të madh vjedhjesh nga kampi i Karzait.
Debati në lidhje me votimet e 20 gushtit ngjalli një tension të jashtëzakonshëm mes Perëndimit dhe vetë kandidatit Karzai, dhe e komplikoi edhe më vendimin e Presidentit amerikan Obama për strategjinë e re në Afganistan dhe me vendimin për të dërguar më shumë trupa në këtë vend. Obama, Braun dhe sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, të gjithë e kanë mirëpritur vendimin e Karzait për të organizuar raundin e dytë të votimeve, prej të cilit do të dalë edhe emri i fituesit, pra i presidentit të ardhshëm të Afganistanit. "Është jetike që të gjithë elementët e shoqërisë afgane të vazhdojnë që të qëndrojnë bashkë për të çuar më tej demokracinë, paqen dhe drejtësinë", bëri të ditur Obama në një deklaratë lëshuar me këtë rast. "Ne presim rezultatet e raundit të dytë të votimeve dhe përfundimin e procesit për zgjedhjen e presidentit të Afganistanit". Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Presidenti po pret përfundimin e zgjedhjeve dhe se beson se këtë herë ato do të jenë më të rregullta dhe më të ndershme se në raundin e parë. Data e zgjedhjeve është caktuar 7 nëntori, që do ta vërë sërish Karzain përballë rivalit të tij më të fortë, ish-ministrit të Jashtëm, Abdullah Abdullah. Karzai e ka marrë vendimin pas orësh të tëra bisedimesh me përfaqësuesit amerikanë dhe disa nga forcat politike në vend. Vendimi është marrë kryesisht bazuar në hetimet e OKB-së për zhvillimin e votimeve. Sipas Karzait, përfundimi i këtyre hetimeve ishte i ekzagjeruar dhe nuk përkonte me të vërtetën. Ndërkaq kundërshtari i Karzait ka filluar punën me përgatitjen e situatës për 7 nëntorin dhe deklaroi se ai dhe njerëzit e tij janë të gatshëm që të mbrojnë votën dhe verdiktin e popullit këtë herë dhe të mos lejojnë asnjë manipulim. Karzai që është një pashtun, pra përfaqësues i grupit etnik më të madh në Afganistan, është thuajse i sigurt që do të fitojë edhe këtë raund të dytë, por niveli i votave të vjedhura të raundit të parë, sigurisht që hedh një hije dyshimi mbi vetë Karzain edhe pse për hir të së vërtetës votat janë vjedhur nga të dyja kampet.