Liria e shtypit, ja vendet e BE që e shkelin
Liria e shtypit në vende të ndryshme të Europës është goditur rëndë vitin e kaluar, veçanërisht në Sllovaki, Itali dhe Bullgari. Këto janë përfundimet e indeksit vjetor të publikuar të martën nga organizata "Reporterët pa Kufij".
Sllovakia ka regjistruar edhe përkeqësimin më të madh të situatës krahasuar me vendet e sipërpërmendura, duke u renditur në vendin e 37-të, krahasuar me vitin 2008. Kjo, si pasojë e futjes së qeverisë në çështjet e medias dhe miratimin e një ligji aspak të favorshëm për zhvillimin e shtypit të lirë. Indeksi ka renditur 175 shtete në të gjithë botën. 0 është vlerësimi më i mirë dhe këtë vlerësim e meritojnë Danimarka, Finlanda, Suedia, Irlanda, Estonia dhe Norvegjia, ndërsa shifra 115 është ajo e vendeve me rekord më të keq të të drejtave dhe të lirive të shtypit. Këtë shifër e meriton Eritrea. Vlerësimi është bazuar në një pyetësor me 40 kritere, në të cilin përfshihet dhuna e ushtruar kundër gazetarëve, burgosja e tyre, sulmet fizike, censura, konfiskimi i gazetave, apo kërcënime të ndryshme. Indeksi gjithashtu, merr parasysh shkallën e mosdënimit të atyre që kanë kryer akte dhune ndaj mediave.
Për sa i përket vendeve të Bashkimit Europian, pozicionin më të keq e kanë pasur Bullgaria, që ka zënë vendin e 68-të, Rumania, vendin e 5-të dhe Italia vendin e 49-të. "Ndikimi i krimit të organizuar dhe sulmi i formave të ndryshme ndaj gazetarëve janë fenomene që janë vënë re si në Itali, ashtu edhe në Bullgari. "Sjellja e Kryeministrit italian, Berluskoni ndaj mediave, dhuna e ushtruar nga mafia ndaj gazetarëve, që bëjnë artikuj për veprimtaritë e saj të paligjshme, dhe miratimi i një ligji që e ul ndjeshëm funksionin e medias për të publikuar transkriptime të bisedave telefonike, janë shkaqet që e rendisin Italinë në një pozicion që lë shumë për të dëshiruar. "Gazetarët janë sulmuar shumë edhe fizikisht në Itali, por edhe në Spanjë dhe në vendin kandidat të Bashkimit Europian, Kroaci, ku një pronar gazete ka mbetur i varrë si pasojë e një sulmi me autobombë në 23 tetorin e vitit të kaluar. Edhe Franca ka pësuar rënie në klasifikim, si pasojë e disa hetimeve ndaj gazetarëve, arrestimit të tyre, sulmeve ndaj medias që janë marrë me politikanët dhe aferat e tyre, përfshi edhe vetë Presidentin e Francës, Sarkozi. "Është shumë shqetësuese që të shohësh Europën, këtë kontinent të përbërë nga shtete demokratike të tilla si Franca, Italia, Sllovakia që bien vit pas viti në renditje, çka do të thotë se në këto vende, vit pas viti, janë ulur standardet e lirisë së shtypit të lirë", thuhet në raport. "Europa duhet që të jetë një shembull ndaj vendeve të tjera dhe ndaj lirive civile në përgjithësi. Si mund të dënosh të drejtat dhe liritë e njeriut jashtë, kur nuk i respekton ato në shtëpinë tënde?", vazhdon raporti. Indeksi është një tjetër goditje për Kryeministrin Italian, Silvio Berluskoni, ndërkohë që sot Parlamenti Europian do të votojë një rezolutë ku kritikohet ashpër sjellja e Berluskonit ndaj medias, veçanërisht ndaj gazetave që kanë botuar artikuj dhe foto të skandaleve të tij seksuale. Partia Europiane e Popullit e qendrës së djathtë, që është edhe grupimi më i madh parlamentar në Parlamentin Europian në këtë legjislaturë, është përpjekur që të pengojë hyrjen në rend të ditës së votimit të kësaj rezolute, duke bërë apel për situatën e përgjithshme në Europë, jo vetëm në Itali. Teksti i projektrezolutës i bën thirrje Kryeministrit italian që të tërheqë të gjitha akuzat dhe sulmet ndaj gazetave që e kanë sulmuar. Për sa i përket indeksit të medias, në të vihet re se Rusia për herë të parë ka rënë pas Bjellorusisë për sa i përket lirisë së shtypit, për shkak të vrasjeve të vazhdueshme të gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut. Një përkeqësim të lirive të shtypit është vënë re në të gjithë republikat ish-sovjetike, kryesisht në Gjeorgji.