Pas takimit me Ramën, Kurti: Me mandatet tona të ripërtërira, t’u shërbejmë edhe më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë detaje mbi atë çfarë u fol në takimin me homologun e tij Edi Rama.
Sipas Kurtit, në takim u diskutua për marrëveshjet bilateriale dhe për fushat ku ato mund të zgjerohen si dhe për sfidat e përbashkëta që kanë dy shtetet.
LEXO EDHE: VIDEO/ Prishtinë, Rama pritet në ceremoni zyrtare nga Albin Kurti
“Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë.
Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë”, shkruan Kurti në postimin e tij.