E Shtunë, 31 Tetor 2026

SALI NDALU

Stalini qe kurre nuk ka pretenduar se ishte demokrat mendonte se pak rendesi kishte kush votonte apo si votonte sepse sipas tij rendesi kishte se kush numeronte votat.
Ne Tirane ne 2011 po tejkalohet stalinizmi.

Nuk ka rendesi as kush voton e as si del numerimi por ka rendesi vetem konfirmimi i etjes se pashuar per pushtet i nje njeriu qe quhet Sali Berisha. Ky nuk eshte Stalini dhe nuk ka fuqine e tij sigurisht. Ky nuk eshte as demokrat as teoricien.

Nuk eshte as diktator as anti-fashist. shte vec nje rishfaqje nje shekull me vone e Esad Pashes mitomanit injorant qe ska as bese as atdhe merite e vetme e se cilit qe ofrimi i terrenit heroik per nje djalosh idealist.

Zoti Berisha lerini hilete provokuese mbi voten e shqiptareve Do te deshironim tju drejtoheshim sot ne funksionin institucional qe mbani si kryeminister i Shqiperise e i shqiptareve mirepo nuk mundemi. Sepse ju e qeverite tuaja kukulla keni lare duart me gjak shqiptaresh si ne 21 janar si ne Gerdec apo si ne 1997.

Ju keni trafikuar e shitur vendimmarrjen e qeverise se Shqiperise keni zaptuar hapesiren per cdo perspektive zhvillimi keni shkaterruar moralin besimin dhe unitetin kombetar keni tentuar te shisni e te dhuroni tek te huajt toke e det.

Te gjitha keto e bejne te pamundur cilesimin tuaj si kryeminister i Shqiperise e i shqiptareve sic deshet ta cilesonit veten para dy ditesh kesisoj ju drejtohemi vec ne instance personale meqenese vete ju e keni ngritur personin tuaj mbi secilin institucion e mbi secilin prej nesh duke i shnderruar zyrtaret tuaj dhe qytetaret e lire ne subjekte te nenshtruara ndaj nje padroni.

Zoti Berisha ju nuk do te mund te manipuloni serish vullnetin e zgjedhesve Jo me Te gjithe e pane numerimin e votave prej ekraneve televizive ne nje proces qe se paku transparencen e kishte te siguruar sigurisht jo per merite tenden.

Nuk mjaftuan miliardat qe te shtini Tiranen ne xhepat tuaja nuk do te mjaftojne as keto hile te lira prej tufes se ristaneve qe fatkeqesisht kane uzurpuar institucionet kushtetuese.

Vetem se me keto perpjekjet tuaja po e coni serish kete vend ne buze te humneres. Ky atdhe eshte i dobet e i semure sepse soji yt nuk i ka lene kurre kohe te shendoshet shpirterisht e moralisht por ky atdhe eshte i te gjitheve.

Shpresojme qe ti therrisni ne kohe arsyes. Hiqni dore nga provokime kaq fort te rrezikshme sepse kesaj radhe Shqiperia nuk do tua fale

Historia e larget dhe e afert jo vetem ne Shqiperi eshte nje mesim i madh per diktatoret e kallepit tuaj. Drejtesia popullore do te veproje me gjithe fuqine e shpirtit te trazuar perdhunuar e tradhetuar deri ne palce. Mendohu edhe nje here sot ne mengjes kur te lexosh keto rreshta Sali Berisha.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›