E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pas trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, KPA kthen në detyrë gjyqtarin dhe dy prokurorët

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin Laurent Fuçia dhe dy prokurorët Julian Xhengo dhe Juljan Çafka, pasi u dërguan për të ndjekur programin e trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës, brenda një viti.

Vendimi u mor sot nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, pasi morën rezultatet e provimit përfundimtar.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Kolegji vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit dhe prokurorëve, për të cilët, gjatë procesit të vetting-ut janë evidentuar problematika në kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›