Pas tryezes Krasniqi Perpjekjet vazhdojne

Një ditë pas takimeve të ndërmjetësuara nga ambasadori amerikan Kristofer Dell dhe përfaqësuesi civil ndërkombëtar Pieter Feith një iniciativë paralele në përpjekje për ta tejkaluar ngërçin politik të mërkurën e ka ndërmarrë presidenti në detyrë Jakup Krasniqi, i cili ka takuar ndarazi përfaqësuesit e partive parlamentare.
I pyetur nëse po anashkalohet nga faktori ndërkombëtarë i cili po zhvillon konsultime paralele me partitë politike, Krasniqi u shpreh: “Partitë politike janë të gatshme të bisedojnë edhe me faktorin ndërkombëtarë për të arritur një konsensusMendoj se e rëndësishme është të arrihet një marrëveshje politike për të dalë nga situata në të cilën jemi”.
LDK i ka vënë tri kushte për arritjen e kompromisit politik. “Të bëhet reforma e sistemit zgjedhor, të bëhet ndryshimi i Kushtetutës sa i përket zgjedhjes së presidentit në mënyrë që ai të zgjedhet drejtpërdrejt, që të caktohet afati i ndryshimit të Kushtetutës dhe ligjeve zgjedhore. Dhe, po ashtu, të caktohet një afat në të cilin do të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme” tha kryetar i LDK-së Isa Mustafa.
Lëvizja Vetëvendosje e ka konsideruar të rëndë krizën politike në vend ndërsa ka shpalosur edhe tri kërkesat e saj themelore, pa përmbushjen e të cilave kjo lëvizje nuk do të pranojë kurrfarë konsensusi me partitë tjera politike.
“Të ndale plani i Ahtisarit, të ndalen negociatat me Serbinë dhe të ndalet kjo shitje e pasurive tona kombëtare” tha Glauk Konjufca i Vetëvendosje-s.
Javën e ardhshme Presidenti në detyrë do t’i ftoj të gjitha partitë politike në një tryezë të përbashkët për të diskutuar të gjitha mundësitë për tejkalimin e ngërçit politik.
Bul Salihu