E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikte banale nje i vdekur dhe dy te plagosur

Një 54- vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Vlorës pas plagëve të marra gjatë një grindjeje banale. Petrit Mehmetaj ishte pronar i një pastiçerie ku fëmija i autorit të krimit mendohet të ketë blerë një ëmbëlsirë që pas konsumimit e ka helmuar.

42- vjecari i identifikuar me inicialet Alfred Feta ka mbërritur në pastiçeri dhe ka filluar të debatojë me viktimën në grindje e sipër ai ka marrë një thikë që shërbente për prerjen e embëlsirave dhe ka goditur disa herë pronarin e pasiticerisë.

50- vjeçari është dërguar në spitalin e qytetit ku edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale prej më shumë se një ore nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Policia e Vlorës pas identifikimit të autorit të ngjarjes ka vënë në pranga Alfred Fetën nën akuzën e vrasjes me dashje.

Në një tjetër ngjarje mes të rinjsh në qytetin e Vlorës është plagosur 17- vjeçari Dhimitër Prifti. Një grup të rinjsh në lagjen “Ali Demi” të qytetit kanë filluar të debatojnë ashpër me njëri- tjetrin për motive banale, debat që ka degjeneruar në përdorimin e thikave.

17- vjeçari Prifti është goditur disa herë në këmbë. Mjekët e spitalit të Vlorës pas dhënies së ndihmës së parë konfirmojnë se i riu është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa në qytetin e Fierit një kambist është goditur 2 herë me armë zjarri në kraharor gjatë rrugës për në shtëpi. 55- vjecari Mustafa Muçaj ka qenë duke ecur në një rrugë me pak ndricim kur është sulmuar nga dy personat që edhe e kanë plagosur. Mjekët pas ndërhyrjes kirurgjikale konfirmojnë se gjendja shëndetësore e tij është mjaft e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Fierit po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes dhe shkaqet që cuan në plagosjen e rëndë të kambistit. Ky është rasti i 11 brenda një viti që në qytetin e Fierit goditen kambistet dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka asnjë të ndaluar.

F.Llanaj &A.Nushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›