E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pas vizitës në Ukrainë, Presidenti Biden mbërrin në Poloni, do të takohet me liderin Andrzej Duda

Pas vizitës në Kiev, Presidenti amerikan Joe Biden, do të parashtrojë në Poloni pikëpamjen e tij për luftën në Ukrainë, si një  betejë për demokracinë. Fjalimi i tij vjen disa orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi se Moska po pezullonte pjesëmarrjen në një traktat kyç të kontrollit të armëve me SHBA-në. Fjalimet konkurruese të liderëve vijnë disa ditë përpara përvjetorit të parë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Në Varshavë, presidenti amerikan pritet gjithashtu të theksojë rolin jetik që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në nxitjen e mbështetjes perëndimore për Ukrainën kundër agresionit rus, si dhe do të kërkojë të mbështesë politikën e tij në vend, ku disa politikanë po shprehin dyshime për shkallën e përfshirjes amerikane.

Përpara fjalimit të tij, presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me liderin e Polonisë, Andrzej Duda dhe aleatët e tjerë të Evropës Qendrore për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të forcuar NATO-n kundër agresionit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›