Përshkruan transportin e Biden, rrëfimi i shefit të hekurudhave ukrainase

Shefi i rrjetit hekurudhor shtetëror të Ukrainës ka bërë public rrëfimin e tij për udhëtimin e presidentit amerikan, Joe Biden me tren gjatë vizitës së tij të papritur dje në Ukrainë.
Ishte një “nder dhe privilegj”,- shkruan Oleksandr Kamyshin, në një postim të tij në Tëitter. Biden thuhet se ka kaluar 20 orë në tren, ndaj ishte e rëndësishme, sipas tij, që të “kujdeseshim për të në mënyrën e duhur”.
Ky mision sekret ishte një “projekt i ndërlikuar”,- thotë Kamyshin.
Ai e quan trenin e tij Rail Force One, një përqasje për Air Force One, një term që tregon një fluturim privat presidencial në SHBA.
Kamyshin krenohet me përpikmërinë, por edhe kërkon falje për faktin se “vetëm 90%” e shërbimeve të tij mbërritën në kohë, me orare të përshtatura për të akomoduar presidentin Biden. BBC
/rtsh.al/