Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Brazil, të paktën 44 të vdekur

Reshjet e rrëmbyeshme kanë shkaktuar përmbytje të shumta dhe rrëshqitje dheu në zonat bregdetare në pjesën juglindore të Brazilit. Sipas mediave të huaja, të paktën 44 persona kanë humbur jetën dhe rreth 2,500 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre.
Presidenti, Luiz Inacio Lula da Silva, i shoqëruar nga ministrat e tij, ka inspektuar vendin për të vlerësuar shkallën e katastrofës. Lula u zotua të rindërtojë qytetin me rreth 91,000 banorë, duke vënë në dukje se shtëpitë e reja do të ndërtohen në zona të sigurta.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Sao Paulo ishin të fundit në një seri fatkeqësish natyrore që goditën Brazilin kohët e fundit, ku ndërtimet e rastësishme dhe punimet e dobëta shpesh kanë pasoja tragjike gjatë sezonit të shirave.
Shirat e dendur erdhën në një kohë kur plazhet e Brazilit janë mbushur plot nga turistë që duan të shijojnë nga afër ngjarjet e karnavaleve.
/rtsh.al/