Pas zgjedhjeve ne Kosove PDK e sheh veten fituese parti te tjera ankohen per parregullsi

Ne Kosove ka perfunduar procesi i votimit per zgjedhjet parlamentare te jashtezakonshme. Zyrtare te KQZ-se bene te ditur se pjesemarja e qytetareve ne votime ishte 47.8 perqind. Te dielen ne mbremje kryeministri i Kosoves Hashim Thaci doli para perkrahesve duke pohuar se eshte fituesi i zgjedhjeve te jashtezakonshme. PDK vete pretendon se ka fituar 34 te votave. Por te dhena preliminare nga KQZ per rezulatin e votimeve akoma ende nuk ka.
Ne baze te nje anketimi te bere ne dallje te vendvotimevenga Qendra per Studime Humane Gani Bobifituese del PDK eudhehequr nga Hashim Thaci me 31. E dyta radhitet LDK-janen drejtimin e Isa Mustafes me 25. E treta radhitet Vetevendosja e Albin Kurtit me 16. Levizja Vetevendosje konkuron per here te pare ne zgjedhje. Aleanca per Ardhmerine e Kosoves me kryetar Ramush Haradinajn i ciligjendet ne Hage renditet partia e katert me 12.5. dhe partia e peste sipas anketes se Qendres Gani Bobi eshte Koalicioni per Kosoven e rei biznesmenit Behxhet Pacolli me 6.2 e cila e ka kaluar pragun e perfaqesimit ne parlament. Sipas udheheqesit te qendres per studime humane Gani Bobi Shkelzen Maliqi qe realizoi anketimin e bere ne dalje te qendrave te votimit keto rezultate nuk jane njeqind perqind te sakta duke pasur nje tolerance te lejueshme devijimi deri ne 2.5.Keto rezultate megjithate jane hedhur poshte nga te gjitha partite politike garuese ne keto zgjedhje ku secila pretendon te kete shenuar rezultat me te larte.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nga atmosfera parazgjedhore ne Kosove
Procesi i votimit i qete por edhe me parregullsi
KQZ-ja tha se nuk jane shenuar incidente te medha qe mund ta demtonin procesin e votimit. Disa incidente te vogla ka pasur ne veri te Kosoves ku per shkak te presionit te disa grupeve serbe tri qendra votimi ne veri te Kosoves jane detyruar te mbyllen ne oren 1600 per tiu shmangur ndonje incidenti me te madh.
Kryetarja e KQZ-ve Valdete Daka ne nje konference per media ne oret e vona te nates tha se procesi i votimit ne teresi eshte zhvilluar normalisht me perjashtim te pjeses veriore te Mitrovices ku per ti ikur ndonje incidenti te pershkallezuar jane deturuar te mbyllen para kohe disa qendra votimi. Edhe policia e Kosoves sipas zedhenesit te saj Baki Kelani tha se disa grupe serbesh kane bere presion per mbylljen e qendrave te votimit ne veri pas kesajpolicia ka reaguar.
Pjesemarrja me e larte e serbeve ne zgjedhje eshte regjistruar ne qender te Kosoves. Mbi gjashte mije police te Kosoves jane te angazhuar per sigurine e procesit elektoral.
Nderkohe u shfaqen te dielen ne mbremje ankesat e para per parregullsi ne zgjedhje nga parti te ndryshme.
Sidomos rezultatet paraprake te numerimeve ne komunen e Skenderajt dhe te Drenasit do te kontestohen nga gati te gjitha partite politike kosovare. Organizata joqeritare Demokracia ne veprim e cila vezhgoi zgjedhjet me 5000 vezhgues nderpreu procesin e numerimit te votave pikerisht per shkak te parregullsive te vena re. KQZ ende nuk eshte prononcuar lidhur me keto ankesa.
Zgjedhjet monitorohen nga 800 vezhgues nderkombetare
Mbi 16 milione qytetareve te Kosoves iu be thirrje te japin voten per zgjedhjen e 120 deputeteve te parlamentit te ri. Votimi u mbyll ne oren 1900. Sipas Valdete dakes kryetare e KQZ-se ne zgjedhje moren pjese 478 e votuesve. Procesi zgjedhor umonitorua nga rreth 800 vezhgues nderkombetare. 34 ekipe me afro 500 vezhgues jane nga ambasadat e shteteve perendimore ne Kosove. Shefi i zyres civile nderkombetare Peter Feith se bashku me ambasadoret e QUINT-it u pati bere thirrje qytetareve per pjesemarrje masive ne votime per faktin qe zgjedhjet e 12 dhjetorit te parat qe nga shpallja e pavaresise jane cilesuar te nje rendesie te vecante per vendin.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora