Shperthimet ne Suedi hetime ne Britani
Arsyeja e kontrollit ishte fakti qe pikerisht ne kete zone kishte jetuar njeriu qe dyshohet si autor i shperthimit te dyte ne kryeqytetin suedez 29- vjecari Abdulwahab al-Abdaly.
Shume gazeta dhe website- vendase por edhe nje forum islamik pretendojne se agresori eshte pikerisht i riu irakian me nenshtetesi suedeze. Ne Suedi ai ishte zhvendosur qe ne 1992-shin. Besohet se Abdaly hodhi veten ne ere ndersa po perpiqej te shperthente nje makine-bombe ne nje lagje tregtare te Stokholmit. Sulmi shkaktoi edhe dy te plagosur.
Sherbimet britanike te sigurise do te perpiqen te zbulojne per sa kohe ka qendruar 29-vjecari ne Angli dhe cfare eshte me e rendesishmja nese ka patur kontakte me persona te tjere.
Nje faqe interneti islamike e identifikoje ate si nje shtetas irakian qe kishte studiuar ne Angli. Disa minuta para shperthimeve agjencia suedeze e lajmeve TT dhe sherbimet e sigurimit moren nje e-mail qe kercenonte me sulme per shkak se Suedia nuk i kishte denuar karikaturat e profetit Muhamed dhe se kishte derguar trupa ne Afganistan.
Sherbimi suedez i sigurise i konsideron shperthimet e se shtunes si krim terrorist. Deshmitaret okulare rrefyen se e kishin pare 29-vjecarin perpara sulmeve duke bartur dicka qe dukej si mjet shperthyes. Abdaly sipas informacioneve ne media ishte martuar ne 2004-ten e ka dy vajza te vogla.