Pasanikët e sportit, Tajger Vuds ende në krye të listës
Në këto momente
krize, klasifikimi
për të ardhurat financiare
të yjeve të sportit
botëror konfirmon faktin se
jeta e tyre është shumë larg
realitetit. Pasanikët me
pantallona të shkurtra, tuta
apo atlete vazhdojnë të
grumbullojnë male me para:
vetëm në një ditë ata mund
të përfitojnë shifra, për të
cilat shumë njerëz duhet të
punojnë një vit. Madje,
edhe më shumë. Për këtë
mjafton të shohësh klasifikimin
e sportistëve më të
pasur profesionistë: ai kryesohet
nga golfisti Tajger
Vuds, që në 365 ditë "punë"
ka përfituar afro 100 milionë
dollarë amerikanë. E thënë
ndryshe, 274 mijë dollarë në
24 orë. Në periudhën kur presidenti
i SHBA-së, Barak Obama firmosi
ligjin historik që garanton se
nuk do të ketë diskriminime në
rrogat mujore për shkak të seksit,
në botën e sportit ka femra për të
cilat ky ligj nuk vlen. Maria
Sharapova dominon koleget e
"seksit të dobët" kur bëhet fjalë
për llogarinë bankare: me vendin
e 25-të në klasifikimin e përgjithshëm,
ajo është sportistja femër që
ka të ardhurat më të larta, me afro
23 milionë dollarë në vit. Menjëherë
pas saj është Serena Uilliams,
e cila ka shkëlqyer në "Australian
Open". Diferenca mes
tenistes amerikane dhe koleges
ruse është afro 274 mijë dollarë.
Megjithatë, Uilliams mund të ndihet
e kënaqur duke parë se
përfiton 152 mijë dollarë më
shumë se golfistja suedeze,
Anika Sorenstam dhe 580
mijë dollarë më shumë se
Lindsi Davenport.
Gjithsesi, atletët meshkuj
vazhdojnë të qëndrojnë
në shkallët më të larta të
klasifikimit për "pasanikë".
Në majë të Olimpit të
sportistëve revista "Forbes"
vendos Tajger Vuds, që turneun
e tij të parë "Masters"
e ka fituar kur ishte vetëm
21 vjeç (në vitin 1997). Në
këtë aktivitet, ai ka triumfuar
edhe në vitet 2001,
2002 e 2005. Vuds numëron
edhe trofe në "U.S. Open",
"The Open Championship"
dhe në "PGA Championship",
duke fituar katër
Turne të "Grand Slam" brenda një
sezoni të vetëm. Në vendin e
dytë, në mënyrë të papritur, ndodhet
boksieri Oskar de la Hoja, me
mbi 43 milionë dollarë. Pas tij renditet
një tjetër golfist, Fil Mikelson
(42 milionë dollarë). Piloti i Ferrarit,
Kimi Raikonen, është i katërti
me 40 milionë dollarët e tij, duke
paraprirë kampionin absolut të
katër rrotave, Mikael Shumaher.
Devid Bekham është futbollisti
që renditet më lart: me 33 milionë
dollarë mban vendin e gjashtë.
Pas tij vijnë dy yje të basketbollit,
Kobi Brajant e Shakill O‘Nill (me
32,9 milionë dollarë), ndërsa
Ronaldinjo (31) renditet i nënti.
Dhjetë vendet e para mbyllen nga
Majkëll Xhordan.
KLASIFIKIMI
1. Tajger Vuds (Golf) 100 milionë USD
2. Oskar de la Hoja (Boks) 43,3 milionë
3. Fil Mikelson (Golf) 42,2 milionë
4. Kimi Raikonen (F.1) 40 milionë
5. Mikael Shumaher (F.1) 36 milionë
6. Devid Bekham (Futboll) 33 milionë
7. Kobi Brajant (Basket) 32,9 milionë
8. Shakill O‘Nill (Basket) 32,9 milionë
9. Ronaldinjo (Futboll) 31 milionë
10. Majkëll Xhordan (Basket) 31 milionë
11. Valentino Rosi (MotoGP) 30 milionë
12. Aleks Rodrigez (Bejsboll) 29,2 milionë
13. Roxher Federer (Tenis) 29 milionë
14. Derek Xhetër (Bejsboll) 28,3 milionë
15. LeBron Xhejms (Basket) 27,3 milionë
krize, klasifikimi
për të ardhurat financiare
të yjeve të sportit
botëror konfirmon faktin se
jeta e tyre është shumë larg
realitetit. Pasanikët me
pantallona të shkurtra, tuta
apo atlete vazhdojnë të
grumbullojnë male me para:
vetëm në një ditë ata mund
të përfitojnë shifra, për të
cilat shumë njerëz duhet të
punojnë një vit. Madje,
edhe më shumë. Për këtë
mjafton të shohësh klasifikimin
e sportistëve më të
pasur profesionistë: ai kryesohet
nga golfisti Tajger
Vuds, që në 365 ditë "punë"
ka përfituar afro 100 milionë
dollarë amerikanë. E thënë
ndryshe, 274 mijë dollarë në
24 orë. Në periudhën kur presidenti
i SHBA-së, Barak Obama firmosi
ligjin historik që garanton se
nuk do të ketë diskriminime në
rrogat mujore për shkak të seksit,
në botën e sportit ka femra për të
cilat ky ligj nuk vlen. Maria
Sharapova dominon koleget e
"seksit të dobët" kur bëhet fjalë
për llogarinë bankare: me vendin
e 25-të në klasifikimin e përgjithshëm,
ajo është sportistja femër që
ka të ardhurat më të larta, me afro
23 milionë dollarë në vit. Menjëherë
pas saj është Serena Uilliams,
e cila ka shkëlqyer në "Australian
Open". Diferenca mes
tenistes amerikane dhe koleges
ruse është afro 274 mijë dollarë.
Megjithatë, Uilliams mund të ndihet
e kënaqur duke parë se
përfiton 152 mijë dollarë më
shumë se golfistja suedeze,
Anika Sorenstam dhe 580
mijë dollarë më shumë se
Lindsi Davenport.
Gjithsesi, atletët meshkuj
vazhdojnë të qëndrojnë
në shkallët më të larta të
klasifikimit për "pasanikë".
Në majë të Olimpit të
sportistëve revista "Forbes"
vendos Tajger Vuds, që turneun
e tij të parë "Masters"
e ka fituar kur ishte vetëm
21 vjeç (në vitin 1997). Në
këtë aktivitet, ai ka triumfuar
edhe në vitet 2001,
2002 e 2005. Vuds numëron
edhe trofe në "U.S. Open",
"The Open Championship"
dhe në "PGA Championship",
duke fituar katër
Turne të "Grand Slam" brenda një
sezoni të vetëm. Në vendin e
dytë, në mënyrë të papritur, ndodhet
boksieri Oskar de la Hoja, me
mbi 43 milionë dollarë. Pas tij renditet
një tjetër golfist, Fil Mikelson
(42 milionë dollarë). Piloti i Ferrarit,
Kimi Raikonen, është i katërti
me 40 milionë dollarët e tij, duke
paraprirë kampionin absolut të
katër rrotave, Mikael Shumaher.
Devid Bekham është futbollisti
që renditet më lart: me 33 milionë
dollarë mban vendin e gjashtë.
Pas tij vijnë dy yje të basketbollit,
Kobi Brajant e Shakill O‘Nill (me
32,9 milionë dollarë), ndërsa
Ronaldinjo (31) renditet i nënti.
Dhjetë vendet e para mbyllen nga
Majkëll Xhordan.
KLASIFIKIMI
1. Tajger Vuds (Golf) 100 milionë USD
2. Oskar de la Hoja (Boks) 43,3 milionë
3. Fil Mikelson (Golf) 42,2 milionë
4. Kimi Raikonen (F.1) 40 milionë
5. Mikael Shumaher (F.1) 36 milionë
6. Devid Bekham (Futboll) 33 milionë
7. Kobi Brajant (Basket) 32,9 milionë
8. Shakill O‘Nill (Basket) 32,9 milionë
9. Ronaldinjo (Futboll) 31 milionë
10. Majkëll Xhordan (Basket) 31 milionë
11. Valentino Rosi (MotoGP) 30 milionë
12. Aleks Rodrigez (Bejsboll) 29,2 milionë
13. Roxher Federer (Tenis) 29 milionë
14. Derek Xhetër (Bejsboll) 28,3 milionë
15. LeBron Xhejms (Basket) 27,3 milionë