Tenton të kalojë shinat, e përplas për vdekje treni
Aksidenti hekurudhor ndodhi sot paradite pranë Kamzës kur 20 vjecari Sajmir Elezi po kalonte shinat e trenit. 20 vjecari u përplas nga treni dhe u mor zvarrë disa metra. Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes
TIRANE-Në 20 vjecar nga Tirana është aksidentuar sot për vdekje nga treni i linjës Vlorë-Tiranë. Aksidenti hekurudhor ndodhi sot paradite pranë Kamzës kur 20 vjecari Sajmir Elezi po kalonte shinat e trenit. 20 vjecari u përplas nga treni dhe u mor zvarrë disa metra. Policia bëri të ditur se i riu Elezi ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marrë si pasojë e përplasjes. Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Aksidentët hekurudhore janë bërë disa herë shkak për vdekjen e qytetarëve. Policia ka nxjerrë si shkak pakujdesinë e qytetarëve.
(d.b/BalkanWeb)