Pasaportat biometrike, 80 mijë shqiptarë të pajisur
Por autoritetet shqiptare, duke u bazuar në fluksin e fundit të qytetarëve për pajisjen me këto pasaporta, besojnë se deri në fund të këtij viti do të ketë një shifër bindëse për zyrtarët evropianë që monitorojnë plotësimin e kushteve nga Shqipëria.
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti, deklaron se deri më sot kanë aplikuar për pasaporta biometrike rreth 80 mijë shtetas shqiptarë, dhe gjatë muajit gusht fluksi llogaritet në 2000-2200 aplikime në ditë.
“Me një vendim të pritshëm në 6-mujorin e parë, nëse BE liberalizon vizat, çdo qytetar me pasaportat biometrike lëviz i lirë në Evropë”, u shpreh Teliti.
Personat të cilët kanë viza në pasaportat aktuale duhet të bëjnë kujdes, pasi me të marrë pasaportën biometrike, dokumenti aktual del menjëherë jashtë përdorimit.
Megjithatë, rrugëdalja për të mos djegur vizën dhe njëkohësisht të aplikosh për pasaportën biometrike ekziston.
Personat që kanë një vizë të vlefshme në pasaportë mund të aplikojnë dhe ta tërheqin pasaportën biometrike atëherë kur skadon viza.
Megjithatë, kjo nuk mund te vazhdojë gjatë pasi pasaportat aktuale do të dalin jashtë përdorimit në janar të vitit 2011, dhe kjo duket se do të jetë e vetmja masë shtrënguese që qeveria do të ndërmarrë për pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike, ndryshe nga sa veproi me kartat e identiteti.
“Karta është dokumenti i detyrueshëm për t’u pajisur, ndërsa pasaporta është në interesin e qytetarit që ta ketë. Qeveria nuk duhet të marrë masa shtrënguese, pasi procesi do të vijë natyrshëm”, u shpreh Teliti.