E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhelozia për një femër, përleshen me thika

Sipas policisë, mes dy te rinjve fillimisht ka nisur konflikti me fjalë, për shkak të raporteve të tyre lidhur me një femër. Më pas, konflikti ka avancuar drejt përleshjes fizike e ne perdorimin e mjeteve te fothta 

BERAT - Xhelozia për një femër ka bërë që dy të rinj nga qyteti i Beratit të konfliktohen me thika, duke bërë që njëri të përfundojë në spital, ndërsa tjetri të shoqërohet në polici. Sipas burimeve zyrtare pranë Drejtorisë së Policisë së Beratit, ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e djeshme, ndërsa protagonistë të saj janë 32-vjeçari Eduart Lame dhe 28-vjeçari Elton Shameti, të dy banorë të qytetit të Beratit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen periferike "Uznovë", pranë një banese, ku i dëmtuari Elton Shameti ka qenë duke punuar si bojaxhi në një prej banesave të kësaj lagjeje. Papritur, para godinës ku punonte Shameti është shfaqur 32-vjeçari Eduart Lame. Sipas policisë, mes tyre fillimisht ka nisur konflikti me fjalë, për shkak të raporteve të tyre lidhur me një femër. Më pas, konflikti ka avancuar drejt përleshjes fizike. Në këto momente, 32-vjeçari Lame ka nxjerrë një thikë dhe me të ka goditur dy herë 28-vjeçarin Elton Shameti. Kanë qenë banorët e lagjes ata që i kanë ardhur në ndihmë të plagosurit duke e transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, duke njoftuar njëherazi dhe policinë për ngjarjen. Burimet spitalore konfirmojnë se i dëmtuari Shameti ka marrë një plagë në qafë, por është pa rrezik për jetën. Forca të policisë janë vënë në ndjekje të autorit, duke bllokuar të gjitha akset rrugore dalëse të qytetit. Mësohet se pas 30 minutash nga ngjarja, 32-vjeçari është arrestuar nga policia. Pritet të përfundojë hetimi që të përcaktohen plotësisht shkaqet e konfliktit të përgjakur.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›