Gjirokastër, zjarr në lagjen tradicionale “Dunavat”
Lagja “Dunavat” është me rrugë e sokakë të ngushtë, të shtruar me kalldrëm. Flakët mësohet se janë përhapur me shpejtësi nga një pirg i madh mbetjesh urbane.
Zjarri ka pasur si zanafillë tendencën për të eliminuar një depozitë gjigante plehrash të përqendruar në faqet e pjerrëta të një përroi që ndan dy lagjet, Dunavat i Parë dhe Dunavat i Dytë, shumë pranë me shtëpitë e banimit, pjesa më e madhe e të cilave të shpallura monumente kulture dhe të vëna nën mbrojtjen e shtetit.