E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat biometrike, ne shtator?

Arton Konushevci
Premtimet e Ministrise se Puneve te Brendshme se pasaportat biometrike do te nisin se prodhuari ne mesin e ketij viti, duket se nuk do te realizohen. Vete zevendesministri i Puneve te Brendshme, Fatmir Xhelili, i tha radios Evropa e Lire, se procesi i dhenies se pasaportave nuk do te nise para muajit shtator. "Duke u bazuar ne udherrefyesin qe e kemi hartuar ne drejtim te procesit te liberalizimit te vizave, i kemi marre hapat adekuate dhe kemi planifikuar dhe prodhimin e pasaportave biometrike. Kemi bere nje studim te fizibilitetit dhe ne presim qe pas shpalljes se tenderit dhe pas kryerjes se formaliteteve teknike, te startojme ne shtator me prodhimin e pasaportave biometrike. Shtatorin e kemi si pike referuese, por mund te jete pak perpara ose prapa", tha Xhelili.
Zevendesministri Fatmir Xhelili theksoi se po punohet maksimalisht qe, para se te fillohet me prodhimin e pasaportave biometrike, te kete siguri te procesit. Ai hodhi poshte sinjalizimet se mbase Brukseli zyrtar nuk eshte duke dhene driten e gjelber per dhenien e pasaportave biometrike. "Me krijimin e kushteve dhe mundesive financiare per prodhim, ne vendosim vete se kur i leshojme pasaportat biometrike dhe nuk eshte e caktuar se duhet te merret miratimi nga dikush per t'i prodhuar pasaportat biometrike. Nuk kemi pasur kurre pengese, po sikur te kishim mjete financiare, me kohe do te mund t'i prodhonim" , u shpreh Xhelili.
Nderkaq, njohes te integrimeve evropiane thane per Radion Evropa e Lire se ne rrugen per ne BE, megjithate, pelqimi i Brukselit zyrtar per secilin kriter eshte me se i domosdoshem. Shenoll Muharremi theksoi se cdo veprim per fillimin e prodhimit te pasaportave biometrike, duhet te behet ne partneritet me Brukselin dhe se, sipas tij, nuk duhet te nxitohet ne kete drejtim. "Kosova nuk duhet te jete nen presion qe t'i leshoje pasaportat biometrike. Thjesht, ne duhet te fokusohemi ne kritere te tjera duhet te sigurohemi qe siguria e dokumenteve eshte ne nivel. Dhe, sa i perket pasaportave biometrike, ato teknikisht mund te leshohen dhe gjithcka mund te zgjidhet shume shpejt. Kurrsesi nuk duhet te procedojme pasaporta pa e marre driten jeshile nga Brukseli, per shkak se, nese ne leshojme pasaporta biometrike, Brukseli nuk mund te ndihet i sigurt", tha Muharremi.
Fillimi i leshimit te pasaportave biometrike eshte i rendesishem, por, sipas Muharremit, procesi i liberalizimit te vizave eshte shume me i rendesishem. Eksperti Muharremi theksoi faktin se me marrjen e pasaportes biometrike, nuk mund te kete levizje te lire ne Evrope. "Filllimisht, eshte shume me rendesi te cek qe pasaportat biometrike jane ceshtje teknike dhe pavaresisht se jane shume te nevojshme per procesin e liberalizimi te vizave, eshte shume me rendesi qe paraprakisht Kosova te marre nje drite jeshile nga Komisioni Evropian se siguria e dokumenteve eshte ne nivel dhe pastaj t'i leshoje keto dokumente. Eshte shume me rendesi qe Kosova te mos procedoje me leshimin e pasaportave biometrike pa u siguruar Brukseli qe siguria e dokumenteve eshte ne nivel", theksoi Muharremi. Pervec pasaportave biometrike, ne procesin e liberalizimit hyjne edhe kriteret tjera, si: menaxhimi i integruar i kufijve, riatdhesimi, zbatimi i strategjise per migracion, forcimi i sundimit te ligjit etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›