Pasaportat biometrike, shtohet edhe një procedurë

Ndryshe nga se ka ndodhur gjer më tani, kur qytetarët shkonin pranë gjendjes civile me një mjet identifikimi, tashmë të gjithë ata që do të jenë të interesuar për t’u pajisur me pasaporta biometrike do të kenë një procedurë më shumë.
Sipas vendimit të marrë nga Ministria e Brendshme më datë 11 të këtij muaji, parashikohet që shtetasit shqiptar duhet të pajisen me një formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisë ku ata banojnë.
“Shtetasit shqiptarë, që aplikojnë për pasaportë biometrike për çdo herë, duhet të pajisen me formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisë ku kanë vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje. Formulari i identifikimit miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kopje e formularit të plotësuar dhe të verifikuar nga policia i paraqitet punonjësit të gjendjes civile pranë zyrës së aplikimit”, thuhet në udhëzimin e shpërndarë nga Ministria e Brendshme. /S.Ll/Start/
2011-11-16 08:28