E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat e Kosovës, do të prodhohen në Austri

Pasaportat e Republikës së Kosovës do të prodhohen në Austri dhe se lajmi konfirmohet nga disa media austriake.
 

Një nga shtypshkronjat austriake ka pohuar këtë duke theksuar se kanë fituar tenderin për shtypjen e pasaportave.
“Ne jo vetëm që do t’i prodhojmë pasaportat, por ne do të sjellim edhe makinerinë e cila ka të bëjë me këto pasaporta”, njofton shtypshkronja shtetërore e Austrisë.
 

Nga tetori i vitit 2011, do të jenë të gatshme 2 milionë pasaporta biometrike, njofton zëdhënësi nga kjo shtypshkronjë shtetërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›