E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vetëvendosje”: Kosova po hyn në një krizë të thellë ekonomike

Lëvizja “Vetëvendosje” ka tërhequr vërejtjen se me kornizën afatmesme të shpenzimeve, që është prezantuar nga qeveria, Kosova po hyn në një krizë të thellë ekonomike.

“E vërteta është që deficiti buxhetor nuk do të financohet nga kreditë e buta të FMN-së, ashtu siç paraqitet në kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe në buxhetin e Republikës së Kosovës, por i lihet lexuesit të supozojë që ky deficit do financohet nga te ardhurat e shitjes së PTK-së si dhe rezervat shtetërore.
Nëse ky është skenari, atëherë Republika e Kosovës rrezikon të përfundojë vitin me vetëm 20 milion euro bilanc bankar, aq sa është pasuria edhe e deklaruar e disa prej qeveritarëve”, tha Shepnd Ahmeti nga lëvizja “Vetëvendosje”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›