E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, bursa studimi për Jordaninë

Mediat në Jordani i kanë bërë jehonë vizitës së mbajtur prej ministrit jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, ndërsa kryetitulli ka të bëjë me gatishmërinë e Kosovës për të ndihmuar Jordaninë.

“Ministri i jashtëm kosovar ka thënë se shteti i tij është i gatshëm të ofrojë bursa për studentët jordanezë për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve”, raportojnë “Jordan Times” dhe “Petra News Agency”.

Ministri Hoxhaj e ka treguar përkushtimin gjatë takimit të mbajtur me Ministrin e Arsimit të Jordanisë Ëajih Oëais.

Jordania është një prej vendeve më të zhvilluara arabe me një popullsi me përgatitje edukative të lartë. Renditet në vendin e parë në botën arabe për sistemin e edukimit dhe qeveria investon në arsim 24 % të buxhetit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›