E Shtunë, 31 Tetor 2026

Visnevski Teatri ndricon mendjen

Festivali Ballkanik mbyllet me Ditari i nje te cmenduri te Gogolit. Interpretimi ne greqisht i Vasilit pengon komunikimin me spektatorin. Regjisori Andrew Visnevski flet per lidhjen e teatrit me jeten


Monodrama Ditari i nje te cmenduri N. Gogol 1885 me regji te Andrew Visnevskit mbylli mbreme edicionin e pare te Festivalit te Teatrit Ballkanik qe u mbajt ne Tirane me 1-7 shtator. Aktori Laert Vasili prezantoi kompanine Blue-Plaque te Athines.


Interpretimi ne gjuhen greke pengoi komunikimin me spektatorin. Ishte historia e sherbyesit civil Poprishkin i dashuruar pas nje gruaje te bukur bije e nje zyrtari te larte ne Rusine e Nikolait I.


I ulur ne radhen e spektatoreve aktori Viktor Zhusti e komentoi vepren si nje pune pa buje te regjisorit Visnewski. Ishte pune shume e bukur e studiuar profesionale me ndjenje mase dhe me nje interpretim recital te aktorit Laert Vasili theksoi Zhusti duke toleruar problemin e gjuhes dhe probleme te tjera te organizimit te festivalit.


Problemi i gjuhes mund te ishte zgjidhur nepermjet subtitrimit por ishte teknika e prapambetur e Teatrit Kombetar qe pengoi komunikimin e plote me vepren.
Megjithate regjisori anglez Visnevski mendon se ky problem nuk e ka demtuar shfaqjen dhe interpretimi i Vasilit e ka permbushur qellimin.


Interpretimi i aktorit shqiptar qe jeton prej vitesh ne Greqi shpesh humbte ritmin. Kishte raste kur ai ishte jashte natyres se personazhit psikologjise se tij.
Edhe per keto flet regjisori Visnevski ne biseden e meposhtme.


Andrew Visnevski 1953 u lind ne Rome nga prinder polake. Shfaqjet kryesore i ka realizuar me kompanine Cherub te Londres me te cilen ka shetitur ne gjithe boten. Ka vene ne skene rreth 35 vepra. Visnevski eshte pedagog dhe regjisor ne Akademine Mbreterore te Artit Dramatik ne Londer RADA dhe drejton kompanine private Teatri i gjalle Alive Theatre.


Z.Visnevski ju vjen keq qe vepra per shkak te gjuhes se huaj nuk mundi te komunikoje plotesisht me spektatorin shqiptar


Me kete shfaqje u prezantua kompania greke Blue-Plaque. Mendoj se nuk mund te behej ne gjuhe tjeter. Pergatitem nje tekst te titruar per audiencen qe nuk e njeh greqishten por teknika nuk na lejoi. Ne fund menduam qe shfaqja te luhej ne greqisht me shpresen qe teatri te komunikonte me publikun.


U vu re se aktori kishte raste kur nuk ishte brenda personazhit...
Une e njoh aktorin Laert Vasili vetem nga ky produksion. Ai i permbushi pritshmerite e mia dhe mendoj se do te piqet bashke me shfaqjen. Kjo eshte premiere. Pas 20 shfaqjesh ai do te jete ndryshe me i pjekur me i afert.


Si shfaqje e pare qe ishte ai tregoi guxim ne interpretim. Me duhet ta njoh Laertin me shume per te kuptuar menyren e tij te interpretimit nese keto ane qe permendni jane nje manierizem apo jane te lindura.

Krijohej pershtypja sikur i cmenduri juaj nuk dukej aq i cmendur.
Me vjen mire qe ka lene kete pershtypje. Qellimi i kesaj shfaqjeje ishte te tregohej arsyeja se perse zgjohet skizofrenia qe fle te Poprishkini dhe si zhvillohet ajo.


shte momenti kur ai bie ne dashuri me nje grua te re te bukur dhe humb cdo kuptim te realitetit. Nje pjese e trurit i tregon gjerat sic jane ne realitet dhe pjesa tjeter i thote ashtu sic do donte te ishin. Pastaj fillon degradimi i personalitetit.


Cili eshte kuptimi qe ju doni ti jepni jetes realitetit ne teater


Teatri eshte art edukim ndricim i mendjes. Teatri shpreh arritjet me te medha te mendjes dhe shpirtit njerezor. Aktoret i japin forme vizuale dhe shprehese. Teatri na pasuron na ben te mendojme per pervojat njerezore per njohjen e tyre. Keshtu qe nuk ndihemi vetem ne bote.


Televizioni i ka vjedhur spektatore teatrit dhe kjo nuk me ben te lumtur. Mendoj se teatri eshte ajo pervoje unike qe e ben njeriun te ndjeje pervojen e tjetrit e te ngjashmit te vet. shte nje forme e vecante arti qe te hap syte mendjen per te pare shpirtin njerezor.

Keni nje teori te ciles i besoni


Teoricienci im i preferuar eshte Meyerhold. Ai i ndryshoi aktoret menyren e tyre te interpretimit. Gjeti dicka te re ne trupat dhe imagjinaten e tyre. Kam nje pervoje te ngushte me vepren e Grotowskit sepse une u rrita ne Poloni.


Mbarova shkollen atje ne kohen kur Grotowski ishte shume i famshem. Nga teatri perendimor dashuroj punet e Giorgio Strehler Patrice Chreau dhe padyshim te mjeshtrit Peter Brook. Ka shume njerez qe une i admiroj por kam zhvilluar stilin tim te punes. Nuk mund te them qe kam ndjekur kete apo ate teoricien.


Ne Poloni ka qene nje regjisor shume i njohur qe pak njerez e njohin tani ne perendim Konrad Swinarski. Ai ishte Zoti im. Ai gjeti ne teater nje menyre qe regjisori te futej thelle ne veper.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›