E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasaportat serbe, BE “vë bllokadë” për vizat

Sipas kompromisit të arritur, të cilin për të përditshmen Koha Ditore e kanë konfirmuar burimet e Këshillit të BE-së, do të propozohet që Serbisë pa kushte t’i liberalizohen vizat, pra të hyjë në të ashtuquajturen “listën e bardhë të Shengenit”, por që ky liberalizim të mos vlej për qytetarët e Kosovës.

Në propozimin e Komisionit Evropian, që do të paraqitet për miratim në takimin e Kolgjeit të Komisionit, më 14 korrik në Strasburg – siç bën të ditur kjo e përditshme – pritet të thuhet që “propozimi vlen për qytetarët e Serbisë me vendbanim në Serbi, po jo edhe për qytetarët me vendbanim në Kosovë, nën Rezolutën 1244”. (telegrafi/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›