U kap me 30 pako drogë, arrestohet 21-vjeçari
Belul Toto, nga fshati Lazarat i Gjirokastrës u arrestua mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur "Fabrika e tullave", pranë rrugës kombëtare Korçë-Ersekë, gjatë aksionit të koduar "Qafa e Qarrit". Mësohet se 21-vjeçari Toto udhëtonte me mjetin e tij tip "Benz", kur u ndalua për kontroll nga policia e Korçës.
Ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë me akuzën "prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", ndërkohë që policia vazhdon hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.