E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje shiu në Durrës, bllokohen disa rrugë

Megjithëse shirat zgjatën vetëm një orë, sasia e madhe e ujrave të grumbulluara krijoi vështirësi në rrugën hyrëse të qytetit tek stacioni hekurudhor, në zonën periferike të Shkozetit si dhe në rrugët "Aleksandër Goga" dhe "Taulantia" 

DURRËS- Reshjet e shiut që ranë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, bllokuan disa rrugë dhe kryqëzime kryesore të qytetit duke krijuar trafik të madh në qarkullimin e automjeteve.
Megjithëse shirat zgjatën vetëm një orë, sasia e madhe e ujrave të grumbulluara krijoi vështirësi në rrugën hyrëse të qytetit tek stacioni hekurudhor, në zonën periferike të Shkozetit si dhe në rrugët "Aleksandër Goga" dhe "Taulantia".
Situata e krijuar shkaktohet si pasojë e sistemit të kanalizimeve, mjaft i amortizuar dhe në disa vende i papastruar prej kohësh.
Pas shiut, grupe punonjësish të ndërmarrjes komunale po punojnë për pastrimin e rrugëve nga mbeturinat dhe materialet inerte, që i kanë sjellë ujrat nga kodrat pranë si dhe për zhbllokimin e tubacioneve të kanalizimeve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›