Pasaportat, zyrat hapur per 12 ore
Rozeta Rapushi
Ministria e Brendshme zgjat orarin e aplikimit per karta identiteti dhe pasaporta biometrike per te gjithe shtetasit qe kerkojne te pajisen me dokumente identifikimi. Zedhenesi i ketij institucioni, Fatmir Konja, tha dje se puna per pajisjen e qytetareve me leternjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike ne te gjithe zyrat e aplikimit, vijon rregullisht ne te gjithe territorin e vendit. Sipas tij, duke pasur parasysh rritjen e kerkeses per aplikim per pajisje me dokumentet e reja te identiteti ne kete periudhe, kryesisht nga nenshtetasit e ardhur per pushime qe jetojne jashte vendit, Ministria e Brendshme i ka kerkuar kompanise koncesionare, "Aleat", qe te zgjase oraret e sherbimit per qytetaret atje ku fluksi i kerkesave eshte me i madh dhe ne zonat me popullsine me te madhe. "Koncesionari i eshte pergjigjur pozitivisht kerkeses se Ministrise se Brendshme dhe duke filluar nga dita e djeshme, date 12 Gusht, deri ne fund te muajit, do te punohet nga ora 08:00 e mengjesit deri ne oren 19:30 te mbremjes, ne zyrat e aplikimit per leternjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike ne, Tirane, Kamez, Bathore, Elbasan, Durres, Fier, Patos, Lushnje, Shkoder, Lezhe, Vlore, Berat, Korce dhe Gjirokaster", u shpreh Konja. Sipas tij, me kete zgjatje te orarit synohet te perballohet pa problem fluksi i kerkesave te qytetareve gjate ketij muaji per pajisjen me dokumentet e reja te identitetit. Nga ana tjeter, Ministria e Brendshme u ben thirrje edhe njehere te gjithe qytetareve qe te vijojne aplikimin per leternjoftimet elektronike dhe pasaportat e reja biometrike, duke i garantuar se do te krijoje te gjitha lehtesite e duhura, kurdo qe te jete e nevojshme. Po keshtu, ky institucion thekson se ecuria e mire e procesit te pajisjes se qytetareve me pasaporta biometrike eshte njeheresh ecuri shpreseplote per nje regjim te liberalizuar vizash me Bashkimin Evropian. Se fundmi ne zyrat e aplikimit per pajisje me dokumentet e identitetit, ka pasur radhe te gjata nga shtetasit qe kerkojne dokumentet e reja. Shkak i rritjes se fluksit, jane edhe emigrantet shqiptare, qe kerkojne te kene dokumentet e reja.
Fluks per kartat e pasaportat biometrike, mungese sportelesh
Sezoni i veres ka shtuar fluksin e aplikimeve ne njesite bashkiake te Tiranes per leternjoftimet elektronike dhe per leternjoftimet elektronike dhe per pasaportat e reja biometrike. Dhjetra qytetare, kryesisht emigrante prej ditesh presin ne radhe per te aplikuar ndersa hasin ne mungesen e sporteleve dhe ne ritmet e ulta te punes se punonjesve. Qytetaret ankohen per papergjegjshmeri te strukturave kompetente, ndersa kerkojne qe ne raste te tilla qeveria duhet te marre masa per shtimin e sporteleve te aplikimit.
Emigrantet rrezikojne kthimin ne vendet ku jetojne pa pasaporta
Emigrantet ne Shkoder rrezikojne kthimin e tyre ne vendet ku jetojne dhe punojne per shkak te mospajisjes me karta identiteti. Nje perfaqesi e tyre ka takuar vete Prefektin e Shkodres per ti kerkuar ndihme zyrtare kundrejt ketij problemi. Te indinjuar ata tregojne se jane kthyer nga autoritetet ne pikat e kalimit kufitar pikerisht per shkak te mospajisjes me dokumentin e ri te identifikimit. Kjo situate vazhdon prej dy javesh. Qytetare te shumte por edhe emigrante paraqiten ne sportel por pa mundur te aplikojne per karte identiteti apo pasaporte biometrike.
Aplikimi per karta e pasaporta, bllokohen emigrantet me sportele
Procesi i pajisjes se qytetareve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike po shoqerohet me nje fluks te madh te kerkeses ne Qarkun e Beratit. Kthimi i emigranteve per pushime ka rritur ndjeshem dhe nevojen per pajisjen me dokumentet e reja te identifikimit. Gjate nje konference per shtyp, Prefekti Kostandin Lefta tha se krahas problemeve teknike procesi po ecen normalisht dhe se nevojitet rihapja e disa qendrave, te cilat jane mbyllur nga kompania kontraktuese Sagem. Ne Qarkun e Beratit kthimi i emigranteve, ka rritur ndjeshem dhe punen e sporteleve, te cilave u nevojitet ndihma e operatoreve shtese si dhe e bazes materiale per perballimin e ketij fluksi te qytetareve, te cilet kerkojne te pajisen me dokumentet e reja te identifikimit.
Emigrantet, kartat problem: Nuk udhetojme dot jashte
Vazhdojne problemet dhe vonesat per pajisjen e emigranteve me dokumentet e reja te identifikimit. Nje emigrant denoncon rastin e 3 anetareve te familjes se tij qe kane aplikuar tre jave me pare, ndersa ende nuk kane ne dore kartat. Kthimi i emigranteve ne vendet ku jetojne e punojne varet nga pajisja me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Por deri tani ky proces eshte hasur ne veshtiresi te medha ne disa qytete te vendit per shkak te nderprerjeve te internetit dhe stafit te pamjaftueshem per te perballuar fluksin e larte te aplikuesve. Nje qytetar ben te ditur se bashke me anetaret te tjere te familjes ka aplikuar rreth 27 dite me pare ne Bashkine Kamez, por deri me sot ende nuk ka ne mundur te terheqin karten e identitetit. Udhetimi i tyre drejt Italise varet nga pajisja me pasaporte biometrike, per te cilen ende nuk kane mundur te aplikojne pasi nuk kane terhequr me pare kartat e identitetit. Ky nuk eshte rasti i pare qe emigrantet hasin pengesa te tilla jo vetem ne kryeqytet por edhe ne qarqe te tjera te vendit. Disa prej tyre jane detyruar te shtyjne afatet e qendrimit ne Shqiperi pasi nuk kane mundur te kalojne kufirin si pasoje e mospajisjes ne kohe me dokumentet e reja te identifikimit.