Milo: Rama s'eshte kryetar i PS

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, duke e cilesuar Edi Ramen si kandidat te Partise Socialiste per postin e kryetarit dhe jo me si drejtues i saj, pret daten 29 gusht per menyren se si do te ndertojne marredheniet si aleate. Ne nje prononcim te dhene dje per gazeten "Koha Jone", Milo vlereson se nese Rama do te rizgjidhej ne krye te Partise Socialiste, duhet te ndryshoje 180 grade, qendrimin me aleatet. "Edi Rama, nese zgjidhet, patjeter nese do qe te jete i suksesshem, duhet te ndryshoje qendrimin 180 grade ndaj aleateve, ndryshe ai do te riciklonte nje humbje tjeter, e cila do te koleksiononte, besoj edhe fundin e tij politik", thekson Milo. I pyetur per shanset e partise me te madhe ne opozite, per te fituar sfidat politike te radhes me ne krye Edi Ramen, megjithese nuk pranon te jape nje mendim, ai shprehet se eshte pergjegjesi e socialisteve dhe jo e Partise Demokracia Sociale. "Nuk dua t'i jap mendimet per dicka qe iu takon te tjereve dhe nuk me takon mua. Nuk jam une ai qe do ta zgjedh apo nuk do ta zgjedh kryetarin e Partise Socialiste", tha kreu i PDS-se. Por, kritikat e adresuara ndaj tij, Milo ben te ditur se sic ia kane bere, do t'ia bejne ne te ardhmen. "Tani zoti Rama nuk eshte vecse nje kandidat dhe nuk eshte me kryetar, eshte nje kandidat. Kongresi i Partise Socialiste ndoshta do ta miratoje si kandidat dhe Partia Socialiste e zgjedhe", u shprehe aleati i socialisteve. Sipas tij, do te jete pergjegjesi e socialisteve dhe jo e tyre. Por, deri ne zgjedhjen e kryetarit te ri te Partise Socialiste nga mbledhja e Kongresit te Jashtezakonshem, lideri i Partise Demokracia Sociale, thote qe i mbetet vetem per te vendosur dhe per te gjykuar. Ai ben te ditur se do te shikoje dhe do te vleresoje zgjedhjen e Partise Socialiste ndaj PDS. "Ajo qe ka caluar dhe nje nga faktoret negativ qe coi ne humbje, ishte pikerisht se Partia Socialiste i trajtoi si kundershtar politik aleatet e vet dhe nuk bashkepunoi me ata, qe te siguronte fitoren por mendoi t'i eliminonte aleatet e vet, ketu eshte dhe nje, sic thashe, nga pergjegjesite e vete zotit Rama", nenvizoi Milo. Keshtu qe, shpjegon ai, PDS do ta gjykoje Partine Socialiste pas 29 gushtit, per menyren se si do te ndertojne marredheniet me aleatet e vet. Lideri i Partise Demokracia Sociale nuk eshte i vetmi aleat qe mbeti i pakenaqur nga sjellja e drejtuesve te Partise Socialiste ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Kritika kane ardhur dhe nga kreu i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi dhe kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Te gjithe aleatet kritikuan menyren e drejtimit dhe menjanimin e tyre gjate fushates elektorale.
RAMA
"Tani zoti Rama, eshte vecse nje kandidat dhe nuk eshte me kryetar. Ndoshta Kongresi i Partise Socialiste do ta miratoje si kandidat dhe Partia Socialiste e zgjedhe", deklaroi Paskal Milo.
RAMA
"Tani zoti Rama, eshte vecse nje kandidat dhe nuk eshte me kryetar. Ndoshta Kongresi i Partise Socialiste do ta miratoje si kandidat dhe Partia Socialiste e zgjedhe", deklaroi Paskal Milo.