Bello: Rama i "kapur" pas kolltukut

Deputeti i Partise Socialiste, Marko Bello, duke kritikuar statutin aktual te partise se tij, thote se lideri eshte i kapur pas kolltukut dhe po vihen re deformime te thella. Nepermjet nje prononcimi per mediat, zyrtari socialist vlereson se gjate kater viteve, u vune re deformime te thella ne PS ne drejtimin e saj, gradualisht po tentohej t'i jepesh forma e Partise Demokratike, ku askush nuk pipetin dhe flet vetem lideri. "Lideri eshte "kapur" pas kolltukut dhe mendon se eshte i pazevendesueshem, apo se e do shume baza, e cila nepermjet peticioneve kerkon qe ai te mbetet ne krye te partise", deklaroi Bello. Sipas tij, ekziston ajo qe quhet demokraci patriarkale, ku shumica vendos per cdo gje dhe pakica eshte e detyruar te heshte. Ai tha se "gradualisht po shkohet drejt nje hullie te rrezikshme ku ajo mund te mbyllet si parti, ne kuptimin qe te kthehet ne nje kaste ne doren e nje grupi njerezish te pasuruar". Per te, selia roze ne kete moment krize nuk ka nevoje per nje lider te gjithepushtetshem, por per qarkullim elitash dhe vleresim kontributesh. Aktualisht, Ben Blushi ka pergatitur nje platforme te perbere nga 10 pika, qe do te percaktoje qarte nderprerjen e mandatit te kryetarit. Deputeti Bello, si nje nder mbeshtetesit e kesaj platforme, sqaron se ne kete propozim percaktohet shume qarte ne statut, cdo te thote nderprerje mandati. Sepse mesa duket, sipas tij, ne Shqiperi njerezit kane nevoje per detaje dhe pse ndonjehere djalli fshihet pas detajeve. "Te jete nje kusht i padiskutueshem perfshirja ne listen e kandidateve per deputet ne Kuvendin e Shqiperise te liderit te partise apo te udheheqesit te Partise Socialiste", vlereson zyrtari socialist. Duke vijuar me tej, ai shpjegon se Kongresi, i cili patjeter duhet te kete kompetenca ne programin e PS, ta ratifikoje programin elektoral qeverises te PS. "Sidomos t'i jape vulen perfundimtare listes se kandidateve te PS dhe jo t'i lihet ne "dore" vetem nje lideri, qe mund te zgjedhe miqte dhe shoket e tij dhe ne momentin e fundit, mund te marre njerez edhe nga "rruga" per t'i bere deputet", sqaron Bello. Gjithashtu, ne platformen e Blushit, parashikohet qe te mos shkarkohen me me nivel kryesie, ata qe zgjidhen me nje anetar nje vote, ne nivel komunal apo te bashkive. Per deputetin socialist, dokumenti 10 pikesh do te siguroje perkrahjen e te pakten 1/3 se Kongresit, por gara do te jete e veshtire. Sipas Bellos, partia ndodhet totalisht ne duart e Edi Rames, i cili ka marre dhe kontrollin e te gjithe strukturave te partise.
PLATFORMA
Ben Blushi dhe mbeshtetesit e tij, kane gati platformen qe do t'i paraqesin Kongresit me 29 gusht. Propozimet konkrete per nderhyrjet ne ligjin baze te funksionimit te kesaj force politike, synoje demonopolizimin nga kryetari, rastet e shkarkimit te tij dhe fuqizim e Kongresit.
KUSHTI
"Te jete nje kusht i padiskutueshem, perfshirja ne listen e kandidateve per deputet ne Kuvendin e Shqiperise, te liderit te partise apo te udheheqesit te Partise Socialiste", sqaron nje nga pikat e platformes, Marko Bello.
PLATFORMA
Ben Blushi dhe mbeshtetesit e tij, kane gati platformen qe do t'i paraqesin Kongresit me 29 gusht. Propozimet konkrete per nderhyrjet ne ligjin baze te funksionimit te kesaj force politike, synoje demonopolizimin nga kryetari, rastet e shkarkimit te tij dhe fuqizim e Kongresit.
KUSHTI
"Te jete nje kusht i padiskutueshem, perfshirja ne listen e kandidateve per deputet ne Kuvendin e Shqiperise, te liderit te partise apo te udheheqesit te Partise Socialiste", sqaron nje nga pikat e platformes, Marko Bello.