E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Pasardhësi im duhet dhe do të jetë një shqiptar”, Rama flet për amanetin e Janullatos: Nuk la shteg për hipoteza, mbylli të gjitha gojët

Kreu i qeverisë ka zgjedhur tu përgjigjet live  pyetjeve të adresuara në platformat sociale nga qytetarët për çështje të ndryshme.

“Janullatosi e rrëmbeu kishën ortodokse shqiptare, është momenti të zgjidhet një kryepeshkop shqiptar”, ishte njëri prej komenteve që Rama zgjodhi t’i përgjigjej.

Kreu i qeverisë thotë se me amanetin e tij dhënë pak kohë para se të ndërronte jetë, kryepshkopi Anastas Janullatos nuk la shteg për të ngritur hipoteza. Ai kërkoi që pasardhësi i tij të ishte shqiptar.

Edi Rama: Me amanetin e tij publik dhënë në shtypin grek pak kohë para se të ndahej nga jeta, kryepeshkopi Anastas ka mbyllur të gjitha gojët dhe nuk ka lënë asnjë shteg për askënd për të ngritur hipoteza lidhur me rolin, me figurën, me bilancin historik të qëndrimit të tij, kur ka thënë se “pasardhësi im duhet dhe do të jetë një shqiptar”, kur ka thënë se “ne nuk kemi shkuar në Shqipëri për të ngritur një koloni, por një kishë autoqefale”, dhe njësoj siç ne grekë nuk e parafytyrojmë dot në Greqi një kryepeshkop serb apo bullgar, si mund të parafytyrohet në Shqipëri dikush tjetër një kryepeshkop tjetër përveç shqiptar”. Në momentin e ardhjes së tij, ishte e pashmangshme vendosja e një kryepeshkopi jo shqiptar sepse ne nuk e kishim mundësinë që të vendosnim një kryepshkop shqiptar. Kjo është e thjeshtë. 

Rama iu përgjigj edhe komenteve lidhur me shpenzimet për funeralin e Janullatos.

Edi Rama: Nuk besoj se e ngrëna në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës është problemi dhe pastaj të vdekurit për bukë e kam thënë se asnjë shqiptar nuk ka vdekur për bukë. Këtu jemi tek standarde krejt të tjera. Flitet për shpenzime në funeralin e kryepeshkopit, ku nuk e di se çfarë shpenzimesh kishte përveç arkivolit të të ndjerit. Nuk e di si mundet të bihet pre e këtij llumi të kanaleve, të portaleve./vizionplus.tv 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›