E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pasdite e bukur në Vlorë, Rama ndan pamjet

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Në Vlorë, natyra ka krijuar një atmosferë magjike këtë fillimtetori. Valët e detit Jon, me ngjyrat e tyre të gjalla, kanë frymëzuar piktorët që të pikturojnë në bregun e detit. Me telajot e vendosura buzë detit, artistët kapin bukurinë e peizazhit dhe energjinë e natyrës.

“Pasdite e bukur në Vlorë”, shkruan Kryeministri Edi Rama, teksa ndau pamje nga valët e detit Jon dhe piktorët e Vlorës.

Vlora është një ndër destinacionet më të preferuar të turistëve vendas dhe të huaj, të cilët e preferojnë edhe në këto ditë të bukura vjeshte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›